12.07.2024

Takim Limani-Val

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val. 

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, ku theks i veçantë u vendos mbi barazinë gjinore, josdiskriminimin, rininë dhe zbatimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve në të gjitha sferat shoqërore. 

Intensifikimi i aktiviteteve që ndërlidhen me miratimin dhe zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore ishte një nga pikat për të cilat u arrit marrëveshje e ndërsjellë. 

Ministri Limani e njoftoi ambasadorin Val për qëllimet e Qeverisë, ku respektimi i vlerave familjare do të zë një kapitull të veçantë. 

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për përfshirjen e rinisë në të gjitha politikat dhe vendimet institucionale për parandalimin e migrimit të të rinjve. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.