Publikuar më dt. 21.10.2024
Në bazë të nenit 56 paragrafi 5 dhe nenit 57 paragrafit 4 të Ligjit për kundërvajtje (Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën njoftim publik në faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:
NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisionet për Vendimmarrje për Kundërvajtjes nga fusha e Marrëdhënieve të Punës, i njofton personat juridikë të lartpërmendur, kryes të kundërvajtjeve nga Ligji për Marrëdhëniet e Punës, se ka bërë dy tentativa të njëpasnjëshme për dorëzimin e VENDIMIT me numër 20-5121/3-24 të datës 04.10.2024 pas kërkesës për fillimin e procedurës kundërvajtëse nga ana e parashtruesit të autorizuar dhe nuk arriti ta dorëzonte atë me dorëzim personal te:
1. Mare Kotovçevska me adresë banimi në rrugën Goce Dellçev nr.51, Resnjë shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut si person përgjegjës në person juridik.
Nga personi juridik i lartpërmendur kërkohet që në afat prej 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi të lajmërohet në hapësirat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale pranë Komisionit për Vendimmarje për Kundëvajtje rr.“Dame Gruev” nr.14 Shkup, në cilësinë e palës për të marrë VENDIMIN e sipërpërmendur, çdo ditë pune nga ora 7:30 deri në orën 16:30, ndaj të cilit mund të ngrihet padi për inicimin e mosmarrëveshjes administrative, në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të vendimit, në pajtim me nenin 70 të Ligjit për kundërvajtje.
Paralajmërim: Nëse personi i lartpërmendur nuk telefonon, ky njoftim me shpallje publike do të konsiderohet si dorëzim i rregullt që është në pajtim me nenin 56 paragrafi 5 dhe nenin 57 paragrafi 4 të Ligjit për kundërvajtje dhe pasojat negative që mund të lindin i bartë vetë pala.
Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës