Publikuar më dt. 25.10.2024

Në bazë të nenit 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje ("Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale bën këtë publikim në ueb faqen të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:

NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisionet për vendosjen e kundërvajtjeve në fushën e marrëdhënieve të punës i informon subjektet e përmendura juridike dhe fizike kryerës të kundërvajtjeve sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, se ka bërë dy përpjekje të njëpasnjëshme për të dorëzimin e  AKTVENDIMIT nr.19-4427/3-24, datë 10.09.2024, pas kërkesës për fillimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar i cili nuk ka mundësi t'i dorëzojë me dorëzim personal, edhe atë deri tek:

1.DPTGU Dekon Kom import-eksport Shkup, me seli në rr.Vojvoda Vasil Çakalov nr. 3/1-3 Shkup - Karposh dhe personi përgjegjës i personit juridik Dejan Velevski me adresë në rr. “Kuzman Josifovski Pitu” nr.30-3/16 Shkup.

Ftohen personat fizikë dhe juridikë të lartpërmendur në afat prej 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi, të kontaktojnë ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisionin për vendimmarrje për kundërvajtje në rr. “Dame Gruev” nr.14, Shkup, në cilësinë e palës për pranimin e aktvendimit të lartpërmendur, çdo ditë pune nga ora 7:30-16:30, në të cilin mund të parashtrohet padi për fillimin e kontestit administrativ, brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të aktvendimit, në përputhje me nenin 70 të Ligjit për kundërvajtje.

Paralajmërim: Nëse personat e lartpërmendur nuk paraqiten, ky njoftim publik do të konsiderohet si dorëzim i rregullt që  është në përputhje me nenin 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje, kurse pasojat negative që mund të ndodhin i bartë vetë pala.

Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje nga sfera e marrëdhënieve të punës


Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.