Publikuar më dt.12.11.2024

Në bazë të nenit 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës dhe në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale bën këtë njoftim në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:

NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për Vendimmarje për Kundërvajtje nga sfera e Marrëdhënieve të Punës, njofton personin juridik të lartpërmendur se ka bërë dy tentativa të njëpasnjëshme për dorëzimin e AKTVENDIMIT nr.20-3855/3 të datës 17.09.2024, pas dorëzimit të kërkesës për inicimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar. Prandaj, letra është publikuar në ueb faqen e ministrisë, për:

1. DTU KOMPANIA BOZHINOVSKI Dooel, Shkup, me seli në Blv. “Jane Sandanski” nr.72, Aerodrom, Shkup, si person juridik.
2. Dafinka Bozinovska, me adresë banimi në rr.40,nr.1, Gazi Babë, Shkup, si person përgjegjës në person juridik.

Ftohet personi juridik i lartpërmendur që  në afat brenda 8 (tetë) ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi të paraqitet në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për Vendimmarrje për Kundërvajtje në rr. “Dame Gruev” nr.14, Shkup, në cilësinë e palës për marrjen e AKTVENDIMIT çdo ditë pune nga ora 7:30-16:30.

Paralajmërim: Kjo kumtesë me shpallje publike do të konsiderohet dorëzim i rregullt që është në pajtim me nenin 56 paragrafi (5) dhe nenin 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje, ndërsa pasojat negative që mund të lindin i bartë vetë pala.

Komisioni për vendimmarrje për kundërvajtje nga fusha e marrëdhënieve të punës


Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.