Publikuar më dt.12.11.2024

Në bazë të nenit 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës dhe në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale bën këtë publikim në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:

NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për Vendimmarje për Kundërvajtje nga sfera e Marrëdhënieve të Punës, njofton personin e caktuar përgjegjës (fizik), kryes i veprës penale nga Ligji për Marrëdhëniet e Punës, se ka bërë dy tentativa të njëpasnjëshme për dorëzimin e AKTVENDIMIT nr.20-3456/3 të datës 04.09.2024, pas kërkesës së parashtruar për fillimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar. Prandaj, letra është publikuar në ueb faqen e ministrisë, për:

1. Enida Nornild, me adresë banimi në rr. “Kosturski Heroi” nr.57-11, Shkup.

Ftohet personi fizik i lartpërmendur në afat prej 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi, të lajmërohet në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për Vendimmarrje për Kundërvajtje në rr. “Dame Gruev” nr.14, Shkup, në cilësinë e palës për të marrë Aktvendimin e mësipërm çdo ditë pune nga ora 7:30 -16:30.

Paralajmërim: Nëse personat e lartpërmendur nuk paraqiten, ky njoftim publik do të konsiderohet si dorëzim i rregullt që është në pajtim me nenin 56 paragrafi (5) dhe nenin 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje, kurse pasojat negative që mund të ndodhin do i bartë vetë pala. 

Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje nga sfera e marrëdhënieve të punës


Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.