Publikuar më dt. 12.11.2024
Në bazë të nenit 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës dhe në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale bën këtë njoftim në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:
NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për Vendimmarje për Kundërvajtje nga sfera e Marrëdhënieve të Punës, njofton personin juridik të lartpërmendur se ka bërë dy tentativa të njëpasnjëshme për dorëzimin e AKTVENDIMIT nr.20-4663/3 të datës 20.09.2024, pas dorëzimit të kërkesës për inicimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar. Prandaj, letra është publikuar në ueb faqen e ministrisë, për:
1. DGTU VIN KOMPANI Dooel, Shkup, me seli në Blv. “Pandil Shishkov” nr.4-2/3-16, Aerodrom, Shkup, si person juridik.
Ftohet personi juridik i lartpërmendur që në afat brenda 8 (tetë) ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi të paraqitet në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për Vendimmarrje për Kundërvajtje në rr. “Dame Gruev” nr.14, Shkup, në cilësinë e palës për marrjen E AKTVENDIMIT çdo ditë pune nga ora 7:30-16:30.
Paralajmërim: Kjo kumtesë me shpallje publike do të konsiderohet dorëzim i rregullt që është në pajtim me nenin 56 paragrafi (5) dhe nenin 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje, ndërsa pasojat negative që mund të lindin i bartë vetë pala.
Komisioni për vendimmarrje për kundërvajtje nga fusha e marrëdhënieve të punës