Publikuar më dt. 01.11.2024

Në bazë të nenit 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje ("Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale bën këtë publikim në ueb faqen të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:

NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisionet për vendosjen e kundërvajtjeve në fushën e marrëdhënieve të punës i informon subjektet e përmendura juridike dhe fizike kryerës të kundërvajtjeve sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, se ka bërë dy përpjekje të njëpasnjëshme për të dorëzimin e  AKTVENDIMIT nr. 19-7959/4 (numri i ri 19-2021), dt. 25.07.2024 pas kërkesës së parashtruar për inicimin e procedurës  për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar i cili nuk ka mundësi t'i dorëzojë me dorëzim personal, edhe atë deri tek:

1. Shoqëria tregtare për punësimin e personave me aftësi të kufizuara për prodhim, qarkullim dhe shërbime BONUM DOO eksport - import Shkup, me seli në Bul. “Vidoe Smilevski Bato” nr.38/1-21, Shkup,  me NVAS 6095046 dhe NVT 4030006587730 si person juridik përgjegjës.

2. Ftohet subjekti i lartpërmendura juridik brenda 8 (tetë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të paraqiten në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për vendimmarrje për kundërvajtjeve në rrugën Dame Gruev. 14, Shkup, në cilësinë e palës për pranimin e Aktvendimit të lartpërmendur çdo ditë pune nga ora 7:30-16:30, mbi të cilën mund të parashtrohet padi për inicimin e kontestit administrativ, brenda 30 ditëve nga pranimi i aktvendimit, në përputhje me nenin 70 të Ligjit për kundërvajtje. 

Paralajmërim: Nëse personat e lartpërmendur nuk paraqiten, ky njoftim publik do të konsiderohet si dorëzim i rregullt që  është në përputhje me nenin 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje, kurse pasojat negative 

që mund të ndodhin i bartë vetë pala.

Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje nga sfera e marrëdhënieve të punës

 
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.