Projekti “Rritja e cilësisë së edukimit dhe kujdesit parashkollor”

Të dhëna të përgjithshme mbi projektin  

Projekti “Rritja e cilësisë së arsimit dhe kujdesit parashkollor” zbatohet në kuadër të Programit të Veprimit IPA 2017. Projekti ka nisur më 18 dhjetor 2019 dhe është planifikuar të përfundojë më 31 tetor 2024. Vlera e kontratës është 1.150.750 euro. 

 

Qëllimi i projektit

Projekti kishte për qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit parashkollor dhe shërbimeve të kujdesit, të cilat duhet të çojnë në arritje më të mëdha arsimore, zhvillim personal dhe përfshirje sociale të fëmijëve. Për këtë nevojitet një staf profesional i cili vazhdimisht do të përmirësohet dhe do të zhvillohet profesionalisht në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje për të gjithë fëmijët dhe familjet e tyre në këto kushte dinamike dhe komplekse të imponuara nga jeta moderne.

Aktivitetet e projektit u organizuan në 3 komponentë: 

  • Modernizimi i zhvillimit profesional dhe të karrierës së punonjësve të institucioneve parashkollore
  • Rishikimi i modelit të (ri)licensimit të punonjësve në institucionet parashkollore
  • Forcimi i pjesëmarrjes së prindërve në edukimin, arsimin dhe kujdesin parashkollor, veçanërisht prindërve të fëmijëve në rrezik dhe fëmijëve të përjashtuar nga shoqëria.

Projekti modernizoi sistemin për zhvillimin profesional dhe të karrierës së punonjësve të institucioneve parashkollore, duke zbatuar praktika të mira nga BE-ja. Propozuam kushte sistematike për avancimin e praktikës profesionale përmes një qasjeje të qëndrueshme për profesionalizimin e të gjithë profesionistëve në arsimin dhe kujdesin parashkollor. Së bashku kemi zhvilluar një sistem të rregulluar të zhvillimit profesional, i cili përmirëson cilësinë e arsimit dhe siguron efektivitet të plotë të kopshteve. Sistemi i rregulluar për zhvillim profesional ofron koncepte të reja për krijimin e politikave të ardhshme arsimore në vend.

E (ri)definuam modelin e licencimit të profesionistëve të punësuar në sistemin e kujdesit për fëmijët e moshës parashkollore (drejtorë, institucione për fëmijë, punëtorë profesionistë, bashkëpunëtorë profesionistë, edukatorë dhe përkëdhelës), duke filluar me një analizë të situatës në vend dhe duke hartëzuar modelet më të përshtatshme të praktikave të mira të BE-së. Modeli i ri vendos një lidhje midis zhvillimit profesional dhe karrierës së të gjithë profesionistëve të punësuar në sistemin e kujdesit për fëmijët parashkollor.

Punuam për të rritur pjesëmarrjen dhe ndërgjegjësimin e prindërve në edukimin dhe kujdesin parashkollor dhe për të mbështetur edukimin e bazuar në familje. Mekanizmat e sigurimit të cilësisë tani marrin parasysh rolin dhe pjesëmarrjen e prindërve si bashkëpunëtorë dhe kontribues në proceset e monitorimit dhe vlerësimit të jashtëm.  

RREZULTATET E ARRITURA:

  • Është krijuar një sistem për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve të përfshirë në edukimin, arsimin dhe kujdesin parashkollor për të ecur në hap me risitë në zhvillimin pedagogjik dhe për të ofruar shërbime arsimore me cilësi të lartë që nga mosha më e hershme, si dhe përkujdesje për të gjithë fëmijët, përfshirë fëmijët në rrezik dhe fëmijët të cilët janë të përjashtuar nga shoqëria.
  • Zhvillimi i kornizës relevante për zhvillimin e karrierës së punonjësve në edukimin parashkollor, arsimin dhe kujdesin dhe forcimin e kapaciteteve për zbatimin e suksesshëm të saj.
  • Është ridefinuar një model i (ri)licensimit të profesionistëve të punësuar në sistemin e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve të moshës parashkollore, si dhe krijimit të kushteve për zbatimin e tij.
  • Është forcuar shërbimi këshillues për prindërit dhe fëmijët, për të nxitur përfshirjen aktive të prindërve në planifikimin e aktiviteteve që do të sigurojë një ambient për të stimuluar mësimin dhe zhvillimin e hershëm të fëmijëve brenda familjes, me theks të veçantë tek fëmijët me nevoja të veçanta arsimore dhe fëmijë të grupeve të përjashtuara nga shoqëria.


Në përgjithësi, gjatë zbatimit të projektit janë trajnuar 2240 persona, nga të cilët:

1. Trajnime për institucionet parashkollore për organizimin e skemës së mentorimit sipas udhëzimit të ri:

  • Janë organizuar dhe realizuar 15 trajnime dyditore (punëtori on-line) për stafin parashkollor për prezantimin e skemës së mentorimit për stafin fillestar. 
  • Janë trajnuar 430 anëtarëve të stafit parashkollor nga të gjitha komunat.

2. Trajnim mbi modelin e ri të sistemit të zhvillimit të karrierës bazuar në standardet e përcaktuara për çdo profil të personelit parashkollor:

  • Janë organizuar 6 punëtori për modelin e hartuar të zhvillimit të karrierës me personelin parashkollor.
  • Janë trajnuar gjithsej 181 praktikues nga institucionet publike parashkollore nga 49 komuna.

3. Trajnim për stafin parashkollor për të kuptuar sistemin e ri për zhvillim profesional dhe karrierë:

  • Janë realizuar 15 trajnime dyditore
  • Janë trajnuar gjithsej 542 praktikues
4. Trajnim për modelin e ri të licencimit dhe ri-licencimit (ripërtëritjes së licencës) të personelit parashkollor:
  • Janë organizuar dhe realizuar 6 trajnime (punëtori on-line) për hartimin e modelit më adekuat të licencimit dhe ri-licencimit (ripërtëritjes së licencës) të personelit parashkollor.
  • Në trajnime morën pjesë 188 praktikues nga institucionet publike parashkollore.

5. Është zhvilluar një plan për pjesëmarrje aktive kuptimplote të familjeve në edukimin parashkollor të fëmijëve të tyre me theks në inkurajimin e përfshirjes së familjeve nga shtresat e pafavorizuara:

  • Janë zhvilluar 6 punëtori, në të cilat kanë marrë pjesë gjithsej 184 pjesëmarrës, nga të cilët 106 praktikues dhe 78 prindër. 
  • Numri i përgjithshëm prej 82 praktikuesish morën pjesë në 4 grupe të sesionit informues me temë “Prezantimi i praktikave të mira të përfshirjes së prindërve në edukimin parashkollor të fëmijëve të tyre”.
  • Numri i përgjithshëm prej 101 praktikuesish morën pjesë në 4 grupe punëtorish me temë “Mbështetje praktike për përfshirjen e prindërve në aktivitetet e kopshtit të fëmijëve”. 


AKTIVITETET:

  • Kemi definuar standarde të kualifikimeve dhe kompetencave për drejtorët, përkëdhelësit, profesionistët (punonjësit social, psikologët dhe edukatorët për personat me nevoja të veçanta) dhe bashkëpunëtorët profesional në institucionet parashkollore.
  • Kemi zhvilluar një metodologji, procedura dhe instrumente për menaxhimin e zhvillimit profesional të punonjësve në arsimin dhe kujdesin parashkollor, që përfshin monitorimin e punës së profesionistëve dhe planifikimin e zhvillimit të tyre profesional, si dhe krijimin e një portofoli zhvillimi profesional dhe procedura për përditësimin e tij.
  • Kemi zhvilluar skenarë me mekanizma të propozuar për sigurimin e mbështetjes së qëndrueshme financiare për zhvillimin profesional të profesionistëve.
  • Kemi zhvilluar udhëzime për metodën dhe format e sigurimit të mentorimit për profesionistët dhe futjen e një programi mentorimi për punonjësit e rinj, si dhe mbështetje për institucionet parashkollore për organizimin e një programi mentorimi sipas udhëzimeve të reja.
  • Kemi hartuar një model më të përshtatshëm për zhvillimin e karrierës, bazuar në standarde të përcaktuara, për çdo profil profesionistësh (edukatorë, përkëdhelës, profesionistë dhe bashkëpunëtorë profesionistë), duke përfshirë një skenar të përshtatshëm financiar. Kemi përpunuar metodologji, procedura dhe instrumente për realizimin e zhvillimit të karrierës së profesionistëve.
  • Kemi përgatitur një kuadër ligjor (amendamente ligjore, rregullore, udhëzime, etj.) që rregullojnë zhvillimin profesional, karrierën, mentorimin dhe (ri)licensimin.
  • Kemi siguruar mbështetje direkte teknike në terren për të gjithë palët e interesuara në mënyrë që të zbatohet me sukses procesi i zhvillimit profesional dhe i karrierës në këtë sektor.
  • Kemi trajnuar profesionistët për një ndërgjegjësim më të mirë të sistemit të ri të zhvillimit profesional.
  • Organizuam një vizitë studimore në Itali me qëllim njohjen praktike me sistemin e zhvillimit profesional dhe pjesëmarrjen aktive të familjeve në edukimin parashkollor të fëmijëve të tyre.
  • Definuam një model të licencimit dhe (ri)licensimit të të gjithë profesionistëve bazuar në analizën e situatës dhe hartëzimin e modeleve më të përshtatshme të licencimit dhe rilicensimit të profesionistëve.
  • Kemi hartuar një plan për pjesëmarrje aktive të konsiderueshme të familjeve në edukimin dhe arsimin parashkollor të fëmijëve të tyre.
  • Kemi hartuar një program prindërimi, materiale mësimore dhe burime trajnimi për të përfshirë familjet si bashkëpunëtorë dhe pjesëmarrës në programet e edukimit dhe arsimit parashkollor të fëmijëve të tyre.
  • Kemi siguruar mbështetje teknike për të paktën dhjetë kopshte për ngritjen ose përmirësimin e punës së qendrave këshilluese për prindërit.
  • Kemi promovuar rëndësinë e bashkëpunimit me prindërit dhe ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e mësimit dhe zhvillimit të hershëm.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.