06.02.2023
Trençevska: Puntorët e kënaqur e krijojnë historinë e suksesit të kompanive më të mira
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me drejtoreshën e Administratës së të hyrave publike, Sanja Lukarevska, kanë vizituar kompaninë “Vivax”. Qëllimi i vizitës është të shihet pasqyra reale në terren sa i përket kënaqësisë së punëtorëve.
Kompania "Vivax" është e hapur që nga viti 1994 dhe paraqet një histori suksesi për prodhimin e produkteve maqedonase cilësore. Kjo është një nga kompanitë që ende nuk ka shfrytëzuar ndihmën financiare për pagesën e pagave.
Sipas pronarëve të kompanisë, punëtorët janë në radhë të parë dhe në atë drejtim është edhe respektimi i vendimit ligjor të së dielës për pushimin javor.
Gjatë vizitës, të pranishmëve iu shpjegua procesi i punës dhe u theksua se në këtë kompani vërehet barazia gjinore. Shumica e pozitave drejtuese udhëhiqen nga femrat.
Pas inspektimit të pjesës ku kryhen proceset e punës në kompani, u mbajt takim joformal me themeluesin e kompanisë Dimitar Josifovski dhe menaxhuesit aktual Tanja Atanasova dhe Risto Josifovski.