13.02.2023

U mbajt takimi i Trupit Koordinues Nacional për implementimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në rolin e kryesueses mori pjesë në takimin e Trupit Koordinues Nacional për zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, ku u prezantua Modeli i mbledhjes dhe analizës së integruar të të dhënave për dhunën me bazë gjinore nga Jonela Horga, konsulente internacionale dhe Natasha Boshkova, konsulente nacionale e angazhuar me mbështetjen e UNFPA dhe Ambasadës Britanike në Shkup.

Gjithashtu u diskutuan dy rregulloret sipas nenit 28 të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje.

Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të UNFPA-së, misioni i OSBE-së në vend, organizatat e shoqërisë civile dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas prezantimit të Joana Horga, sistemi i administrimit të informacionit të dhunës me bazë gjinore përfaqëson një metodë sistematike dhe të standardizuar për konvertimin e të dhënave në informacion që përdoret për të krijuar njohuri. Ajo theksoi se ky sistem është një nga mjetet thelbësore ndërsektoriale që ofruesit e shërbimeve kanë nevojë për të monitoruar dhe vlerësuar cilësinë dhe efektivitetin e shërbimeve.

Nga ekspertët u theksua se ky sistem do të numërojë viktimat e dhunës si dhe autorët, do të ketë një regjistër shërbimesh të cilat ofrohen në nivel shtetëror, rezultate si dhe ngjarje që kanë të bëjnë me dhunën me bazë gjinore.

Në fund të takimit u diskutua draft versioni i raportit GREVIO të hartuar nga Këshilli i Evropës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.