SHTESË E POSAÇME

Për një fëmijë me te meta me nevoja specifike i cili ka pengesa në zhvillimin trupor ose mental ose pengesa të kombinuara në zhvillim deri në moshën 26 vjeçare i sigurohet një shtesë e posaçme si kompensim në para. Konstatimi, vlerësimi dhe mendimi në lidhje me nevojën për realizimin e së drejtës për shtesë të posaçme jepet nga organi kompetent për llojin dhe shkallën e pengesës për personat në zhvillimin e tyre mental ose trupor.

Për një fëmijë me nevoja specifike i cili ka pengesa në zhvillimin trupor ose mental ose pengesa të kombinuara në zhvillim deri në moshën 26 vjeçare i sigurohet një shtesë e posaçme si kompensim në para. Konstatimi, vlerësimi dhe mendimi në lidhje me nevojën për realizimin e së drejtës për shtesë të posaçme jepet nga organi kompetent për llojin dhe shkallën e pengesës për personat në zhvillimin e tyre mental ose trupor.

Fëmijë me të meta me pengesa në zhvillim dhe me nevoja specifike në kuptim të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve është një fëmijë me:

  • pengesa të rënda, më të rënda ose më të rëndat në zhvillimin trupor;
  • pengesa mesatare, të rënda ose të thella mentale;
  • format më të rënda të sëmundjeve kronike;
  • Shkallë më të lartë të dëmtimit të shikimit, dëgjimit ose të folurit (person i verbër dhe person i verbër praktik; person i shurdhër praktik ose i shurdhër në tërësi; person me mungesë të plotë të të folurit, person me të folur të dëmtuar rëndë për shkak të paralizës fëmijërorë, person me autizëm, person me të folur të dëmtuar ose që e ka humbur të folurin qe e ka pasur më herët);
  • sindromin e Dounit dhe
  • Lloje të ndryshme të pengesave (të kombinuara) në zhvillim.

Të drejtë për shtesë të posaçme ka edhe njëri nga prindërit e fëmijës, kujdestarit ose personi i cili me vendim të organit kompetent për punë sociale i është besuar fëmija dhe jeton në një familje me të, me vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse fëmija është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri në moshën 26 vjeçare, nëse nuk është i vendosur në qendra sociale për mbrojtje sociale jashtë familjare ose institucion tjetër me vendim të qendrës për punë sociale përveçse në konvikt ose institucion tjetër nëse fëmija do të vazhdojë arsimin e detyruar.

Shuma e shtesës së posaçme për vitin 2022 është 5.365 denarë. Shuma e shtesës së posaçme rritet për 50% dhe për vitin 2022 është 8.047 denarë për prind të vetëm i cili ka fëmijë me pengesa dhe me nevoja specifike që ka pengesa në zhvillimin trupor ose mental ose pengesa të kombinuara në zhvillim deri në moshën 26 vjeçare. Shuma e shtesës së posaçme rritet për 25% dhe për vitin 2022 është 6.706 denarë për prind të pasiguruar materialisht, të cilët janë shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale të cilët kanë fëmijë me nevoja të posaçme dhe specifike që ka pengesa në zhvillimin mental ose trupor ose pengesa të kombinuara në zhvillim deri në moshën 26 vjeçare.

Vlerat e shumave të shtesës së posaçme janë të përcaktuara me Ligj dhe përshtaten me rritjen e shpenzimeve për jetesë për vitin e kaluar, të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës, në janar të vitit vijues.

Si prind i vetëm i një fëmije për të cilin realizohet e drejta e shtesës së posaçme, konsiderohet prindi i:

  • fëmijë që e ruan, nëse prindi tjetër ka vdekur,
  • fëmijë i cili pas vdekjes së njërit prind ka realizuar të drejtën e pensionit familjar, kurse prindi tjetër është në marrëdhënie pune,
  • fëmijë i cili pas vdekjes së njërit prind ka realizuar të drejtën e pensionit familjar, kurse prindi tjetër nuk është në marrëdhënie pune,
  • fëmijë nga një martesë e divorcuar nëse prindi te i cili jeton fëmija nuk është në bashkësi martesore, respektivisht jashtëmartesore,
  • fëmijë të cilit njëri prind nuk i dihet dhe
  • fëmijë të cilit njëri prind është i zhdukur.

Procedura për realizimin e së drejtës për shtesë të posaçme iniciohet pas kërkesës së parashtruar të prindit, respektivisht kujdestarit të fëmijës.

Kërkesa për realizimin e së drejtës me dokumentacionin e nevojshëm parashtrohet deri te qendra për punë sociale që është kompetente për rajonin ku parashtruesi i kërkesës ka vendbanim ose vendqëndrim.

E drejta e shtesës së posaçme realizohet nga dita e parashtrimit të kërkesës.

Shfrytëzuesi i së drejtës për shtesë të posaçme është i obliguar që ta njoftojë qendrën kompetente për punë sociale për çdo ndryshim të fakteve dhe rrethanave që kanë qenë bazë për njohjen e së drejtës më së voni 15 ditë nga dita e atyre ndryshimeve, në të kundërtën i pushon e drejta, si dhe në rastin kur ai ka dhënë të dhëna të pasakta.

Qendra për punë sociale, me detyrë zyrtare të kohëpaskohshme, ndërsa së paku një herë në vit e rishqyrton ekzistimin e fakteve dhe kushteve për fitimin dhe shfrytëzimin e së drejtës për mbrojtjen e fëmijëve dhe nëse konstaton se ka ndryshime, sillet një vendim i ri.

Ndaj ankesës kundër vendimit të qendrës për punë sociale si organ i shkallës së parë, vendos Ministria e Punës dhe Politikës Sociale si organ i shkallës së dytë.

Kërkesë për realizimin e së drejtës për shtesë të posaçme parashtrohet në Formularin BPD/2 “Kërkesë për realizimin e të drejtës për shtesë të posaçme” – SHTOJCË nr.2 BPD/2, që gjendet në banerin që mund ta gjeni në këtë link.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.