03.07.2025

Ministri Limani ndau 17 marrëveshje të reja granti në kuadër të Thirrjes së Tretë për Zhvillimin e Shërbimeve Sociale në nivel lokal 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, sot zyrtarisht ndau shtatëmbëdhjetë (17) marrëveshje të reja granti për zhvillimin e shërbimeve sociale, në kuadër të Thirrjes së Tretë Publike, pjesë e Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale. 

Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, Ministri iu referua përpjekjeve të ministrisë - për t'iu përgjigjur realisht dhe në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve në vendin e tyre të banimit. 

Në kuadër të Thirrjes së Tretë, Ministria ka nënshkruar tashmë marrëveshje me nëntë (9) komuna, ndërkaq eventi i sotëm shënoi vazhdimin e procesit me shtatëmbëdhjetë (17) shërbime të reja sociale në komunitete të ndryshme në të gjithë vendin. 

Bëhet fjalë për vendosjen e llojeve të reja të shërbimeve, si: ndihmë dhe kujdes në shtëpi për të moshuarit dhe të sëmurët, qendra ditore për të moshuarit me fokus në plakjen aktive dhe dinjitoze, qendra ditore për personat me aftësi të kufizuara, me një qasje dhe mbështetje të individualizuar. 

Me këto aktivitete të reja, vijon vazhdimësia e reformës, e cila filloi me dy thirrjet e para, në kuadër të të cilave, u mbështetën 34 projekte në gjithsej 43 komuna, me mbi 460 përkëdhelës të angazhuar dhe mbi 1,600 përfitues që tashmë i përdorin këto shërbime. 

"Partneritetin ndërmjet Ministrisë, komunave dhe ofruesve të shërbimeve nuk e shohim si bashkëpunim teknik ose administrativ, por si themelin e të gjithë sistemit të mbrojtjes sociale. Ju jeni përfaqësuesit e ndryshimit në terren. Ju e ktheni konceptin e "shërbimit" në ndihmë konkrete, në prani të vërtetë, si dhe në kujdes të sinqertë", theksoi Limani. 

Ai, gjithashtu potencoi se në këtë proces, çdo komunë, çdo organizatë dhe çdo profesionist ka një rol të pazëvendësueshëm.

“Qëllim është transformimi themelor: nga forma te përmbajtja, nga procedura te zgjidhja, drejt ndryshimit të vërtetë në jetën e njerëzve. Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve do të vazhdojë të jetë një partner aktiv, transparent dhe i përkushtuar. Do ta ndërtojmë këtë sistem me njerëzit dhe për njerëzit - me përgjegjësi, qëndrueshmëri dhe humanizëm", tha mes tjerash, Limani. 

Ai i falënderoi komunat dhe ofruesit e shërbimeve për besimin, përkushtimin dhe punën e tyre, me synimin e vetëm- për të mirën e qytetarëve tanë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.