08.05.2025

U mbajt seanca e dytë e Trupit Nacional Koordinues për Monitorimin e Situatës me Mosdiskriminimin dhe Zbatimin e Ligjeve, Akteve Nënligjore dhe Dokumenteve Strategjike në këtë fushë

Trupi Nacional Koordinues për Monitorimin e Situatës me Mosdiskriminimin dhe Zbatimin e Ligjeve, Akteve Nënligjore dhe Dokumenteve Strategjike në këtë Fushë, i koordinuar nga Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, e mbajti sot seancën e dytë.

Më shumë

07.05.2025

Dhurohen 24 pajisje ortopedike për personat me aftësi të kufizuara fizike 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, së bashku me Kryetarin e Lidhjes Nacionale të Personave me Aftësi të Kufizuara Fizike të Maqedonisë së Veriut – “Mobiliteti Maqedoni”, Branimir Jovanovski, dhuruan 24 pajisje ortopedike për persona me aftësi të kufizuara fizike. Mjetet për blerjen e ndihmave sigurohen çdo vit nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Më shumë

05.05.2025

Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin prill 2025.

Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe mobil që sot, 05 maj 2025.

Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë:

  • 05.05.2025– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL
  • 06.05.2025– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.