30.05.2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, iu bashkuan marshit të sotëm të organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sklerozës Multiple (MS).

Marshi i organizuar nga “Mobiliteti Shkup” me mbështetjen e Unionit Nacional të Personave me Aftësi të Kufizuara Fizike të Maqedonisë – MOBILITETI MAQEDONIA,  synon ngritjen e vetëdijes publike, luftën për realizimin e të drejtave të personave me MS, paraplegji dhe distrofi dhe krijimin e kohezionit në komunitetin e mundësive të barabarta.

Përfaqësuesit e “Mobilitetit” shprehën kërkesat e tyre në fushën e mbrojtjes sociale dhe shëndetësore.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale me atë rast tha se do të ketë shumë sfida për Qeverinë e re dhe një pjesë të këtyre gjërave e theksuan edhe përfaqësuesit e unionit.

“Energjia duhet të drejtohet drejt ndihmës dhe mbështetjes së tyre të drejtpërdrejtë për disa gjëra që ata kërkojnë sot, dhe me kalimin e viteve nuk janë zgjidhur, le të shkojmë drejt zgjidhjes së tyre dhe duhet bërë realisht me hapa të shpejtë për t'u dhënë atyre një mënyrë jetese më të lehtë dhe më të aksesueshme”, theksoi Vellkovski.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.