17.05.2024

Vellkovski: Mirëqenia e fëmijëve tanë është dhe do të jetë qëllimi ynë më i lartë

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, së bashku me përfaqësuesen e UNICEF-it, Patricia DiXhovani dhe kryetarin e Komunës së Ilindenit, Aleksandar Georgievski, sot morën pjesë në komunën e Ilindenit në promovimin e projektit: “Ndërtimi i shprehive të të ushqyerit shëndetshëm te fëmijët e moshës parashkollore”.

“Mirëqenia e fëmijëve tanë është dhe do të jetë qëllimi ynë më i lartë kombëtar, social dhe personal”, theksoi Vellkovski dhe shtoi se ushqimi i shëndetshëm dhe i sigurt është domosdoshmëri për rritje dhe zhvillim më të mirë të fëmijëve, veçanërisht në vitet e para të jetës.

Në kuadër të bashkëpunimit me UNICEF-in, ka filluar zbatimi i projektit: “Ndërtimi i shprehive të të ushqyerit shëndetshëm tek fëmijët e moshës parashkollore”, në partneritet me Shoqatën EDULEND, pjesë aktive në projekt është edhe Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm ARETE.

“Si rezultat i këtij projekti dolën trajnime edukative, të cilat po fillojmë t’i pilotojmë fillimisht në 4 kopshte për punonjësit e institucioneve parashkollore dhe më tej planifikojmë të mbulojmë edhe 30 kopshte të tjera në të gjithë vendin. Ajo që më gëzon është se pjesëmarrës në këto trajnime janë punonjësit e kopshteve: drejtori, profesionistë dhe bashkëpunëtorë, edukatore, përkëdhelëse dhe punonjës në kuzhinat ku përgatitet ushqimi për fëmijët. Është prodhuar edhe manuali me udhëzime për ushqim të shëndetshëm”, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale.

Ministri Vellkovski shtoi se edukatorët dhe kujdestarët e fëmijërisë së hershme kanë një rol kyç në formimin e zakoneve të shëndetshme të të ushqyerit të fëmijëve, jo vetëm përmes ushqimit që ofrojnë në kopshte, por, siç tha ai, përmes sjelljes që ata modelojnë, ndërveprimeve të tyre me fëmijët gjatë vakteve, diskutimeve dhe aktiviteteve që ata ndërmarrin me fëmijët.

“Për këto arsye, avancimi praktik i kompetencave të tyre profesionale është i një rëndësie të madhe”, theksoi ministri Vellkovski.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.