29.11.2022
MPPS: Vijon pagesa e pensioneve të nëntorit
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se më 29.11.2022 (e martë) fillon pagesa me faza e pensioneve për muajin tetor, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe.
Më shumë
28.11.2022
Takim Trençevska-Val:Vazhdon të përforcohet bashkëpunimi me Misionin e OSBE
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka takuar Shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Val dhe ekipin e tij.
Barazia gjinore, antidiskriminimi, personat pa dokumente personale, masat kundër krizës dhe masat për rritjen e punësimit ishin temat kryesore që u diskutuan në takimin e sotëm.
Më shumë
28.11.2022
Trençevska: Ne u japim mbështetje të fortë grave për integrimin e tyre më të madh në tregun e punës
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, me rastin e Ditës së punonjësve të tatimeve. Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë edhe bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Georgieska, ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Milan Predan, drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska, përfaqësues nga institucionet tjera përkatëse si dhe përfaqësues nga sektori privat.
Më shumë
28.11.2022
Takimi Trençevska-Rana: Krijimi i bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Indisë do të sjellë përfitime për qytetarët e të dy vendeve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot realizoi takim me SH.T. ambasadorin e Indisë, Sanxhai Rana, me seli në Republikën e Bullgarisë.
Në takim u diskutua për fushat e bashkëpunimit që mund të vendosen mes dy vendeve, mbrojtja sociale e fëmijëve, marrëdhëniet e punës, papunësia, sistemi i pensioneve dhe migracioni.
Më shumë
25.11.2022
Trençevska: Secili ka një rol aktiv në luftën kundër dhunës, ajo nuk zgjat vetëm këto 16 ditë aktivizëm, ajo zgjat gjatë gjithë jetës së çdo individi
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe fillimit të fushatës ndërkombëtare - 16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska mori pjesë në ngjarjen e titulluar “Njih, Blloko dhe Raporto - dhunën digjitale dhe në forma të tjera ndaj grave dhe vajzave", ku morën pjesë agjencitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Delegacioni i BE-së dhe i OSBE-së në vend, si dhe përfaqësues të organizatave dhe institucione të shoqërisë civile.
Më shumë
25.11.2022
MPPS: VMRO-DPMNE keqpërdor fëmijë për qëllime politike – është kryer inspektim i jashtëzakonshëm në kopsht të Gjevgjelisë
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton opinionin se në lidhje me rastin e “rrahjes së fëmijës 10 muajsh në kopshtin e fëmijëve në Gjevgjeli” siç ishte transmetuar nga mediat dhe e raportuar nga një anëtar i partisë politike VMRO-DPMNE në kuadër të kompetencave të saj ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese.
Më shumë
25.11.2022
Trençevska: Bashkëpunimi me UNFPA në përgatitjen e strategjisë së re të politikave demografike është e një rëndësie të madhe, ne krijojmë politika në nivel kombëtar
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot këshilltarin rajonal të UNFPA-së për ekonomi dhe demografi nga zyra e Stambollit dhe ekipin e popullsisë dhe zhvillimit nga Nju Jorku, Majkëll Herman, shefen e zyrës në Shkup, Afrodita Shala dhe pjesë e ekipit të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në vend.
Më shumë
24.11.2022
Trençevska: Ne e përmirësojmë pozitën e gruas në tregun e punës, barazia gjinore në sektorin privat është një shans për rritje dhe zhvillim profesional për çdo grua
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mori pjesë në ngjarjen me titull “Përforcimi i pozitave të grave në sektorin privat”, organizuar nga Fabrika e duhanit “Filip Moris” Prilep, si anëtare e Aleancës për Barazi Gjinore pranë Asociacionit e-tregti.
Më shumë
23.11.2022
Trençevska nga Stambolli: Përforcimi i sistemit, mbështetja e grave në tregun e punës, lufta kundër dhunës në familje dhe në bazë gjinore, janë mjetet që shërbejnë për të përforcuar të gjithë shoqërinë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mbajti fjalim në konferencën rajonale me titull: “Financimi transformues si përshpejtues për barazinë gjinore: shfrytëzimi i përvojave nga buxhetimi i përgjegjshëm gjinor dhe leksionet e mësuara, organizuar nga Zyra rajonale e “UN Women”, që po mbahet sot dhe nesër në Stamboll të Republikës së Turqisë.
Më shumë
22.11.2022
Trençevska: Sfida e dhunës me bazë gjinore ndaj grave nuk është vetëm personale, ajo është thellësisht sociale, kulturore dhe shoqërore dhe kërkon zgjidhje komplekse
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mbajti fjalim në konferencën përmbyllëse: “Kujdesu burrërisht – Nga vetëdija deri te përfshirja”, organizuar nga Hera – Shoqata për Edukim Shëndetësor dhe Kërkime, e cila është partnere afatgjate e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në vendosjen e barazisë gjinore.
Më shumë
21.11.2022
Trençevska: Investimi tek të vegjlit është investim në të ardhmen tonë, u hap kopshti i parë në Çuçer Sandevë për 110 fëmijë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryeministrin Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryetarin e komunës së Çuçer Sandevës, Sashko Komnenoviq, në prani të punonjësve, prindërve dhe mysafirëve të tjerë zyrtarisht e hapën kopshtin e parë të ri “Milo moe”, në Komunën Çuçer Sandevë.
Më shumë
20.11.2022
Trençevska për TV Gurra: Kujdesi për kategoritë e cenueshme të qytetarëve është prioritet dhe obligimi ynë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, foli për disa tema që janë në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në emisionin “Fokus”, në televizionin Gurra nga Kërçova.
Ministrja Trençevska foli për kujdestarinë dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e familjeve kujdestare dhe rolin e tyre në shoqëri. Për këtë qëllim është duke u zhvilluar fushata “Zgjate dorën – bëhu përkujdesës”, ku Ministria, Qendrat për punë, së bashku me SOS Fshati i Fëmijëve, Instituti për Veprimtari Sociale dhe Komunat janë duke punuar në terren në të gjitha rajonet e vendit.
Më shumë
17.11.2022
Trençevska: Barazia gjinore është qëllimi ynë, obligimi ynë, misioni ynë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me zëvendësshefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Xhef Goldshtajn, sot morën pjesë në promovimin e doracakut mentorues për gratë në administratën publike, që është rezultat i Programit të mentorimit për Gratë në Administratë e realizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së.Ministrja e filloi bisedën duke iu referuar përvojës së saj dhe angazhimeve që ka bërë në lidhje me barazinë gjinore.
Më shumë
17.11.2022
Trençevska: Mbrojtja e fëmijëve është fokusi ynë, funksionimi i kopshteve është i një rëndësie të veçantë për një proces cilësor parashkollor
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me drejtoreshën rajonale për zhvillim njerëzor për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore në Bankën Botërore, Fadija Sadah, vëzhguan punën në JOUDG 8 Mars, objekti ‘’Peperutka 3”, Draçevë, Komuna Kisella Vodë.
Më shumë
17.11.2022
Trençevska: Format e reja të kontratave të punës janë të pashmangshme në të gjitha ekonomitë moderne, përfshirë edhe tonën
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot e hapi konferencën “Format e reja të punësimit në tregun e ndryshueshëm të punës”, organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, Asociacioni për të Drejtën e Punës dhe të Drejtën Sociale dhe Fondacioni Impakt,
Më shumë
16.11.2022
Trençevska: Mbështetja dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e migracionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore me R. e Austrisë ka një rëndësi të madhe për ne si shtet
Në margjinat e konferencës ministrore “Menaxhimi i qëndrueshëm i migracionit në Ballkanin Perëndimor”, që po mbahet në Shkup, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska së bashku me sekretarin shtetëror të MPB-së dhe Koordinatorin Nacional për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe migrimit të paligjshëm, Magdalena Nestorovska, patëm takim me ambasadorin e Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Georg Vucas dhe ambasadoren SH.S. Petra Shnebauer, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Austrisë dhe Koordinatore Kombëtare për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Më shumë
16.11.2022
Trençevska: U përgjigjemi në mënyrë të shpejtë dhe të menjëhershme nevojave të qytetarëve, Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara kaloi në Kuvend
Trençevska: U përgjigjemi në mënyrë të shpejtë dhe të menjëhershme nevojave të qytetarëve, Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara kaloi në Kuvend Trençevska: U përgjigjemi në mënyrë të shpejtë dhe të menjëhershme nevojave të qytetarëve, Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara kaloi në Kuvend
Më shumë
14.11.2022
U nënshkrua Memorandum për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të R. së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të R. së Shqipërisë
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Republikës së Shqipërisë sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.
Më shumë
11.11.2022
Trençevska: Kopshti i ri modern në fshatin Josifovo do të kujdeset për 57 fëmijë të cilët do të kenë qasje në shërbime sociale cilësore për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë
Në fshatin Josifovo të komunës së Vallandovës është hapur kopshti i ri “Detelinka”, i cili do të kujdeset për rreth 57 fëmijë të moshës parashkollore. Nga sot, fëmijët deri në gjashtë vjeç nga ky fshat dhe vendbanime të tjera kanë qasje në një shërbim social cilësor për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë. Kopshti është ndërtuar sipas standardeve më moderne dhe ofron një qëndrim cilësor për fëmijët, por edhe realizimin e konceptit - të mësuarit përmes lojës, gjë që ngre ndjeshëm cilësinë e procesit edukativ të fëmijëve.
Më shumë
10.11.2022
Husein: Investojmë në zhvillimin e hershëm të fëmijëve
“Investimi në zhvillimin e fëmijërisë së hershme është një nga prioritetet më të larta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vitet e fundit ka punuar intensivisht në reformat në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, po punohet që çdo fëmije t'i ofrojmë kushte për rritje dhe zhvillim më të mirë dhe ky proces thelbësor vazhdon edhe në vitet në vijim”, theksoi zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, në takimin ku u diskutua rreth asaj se si të përmirësohet efikasiteti dhe efektiviteti i arsimit fillor, dhe njëkohësisht të sigurohet barazi në qasjen në shkolla.
Më shumë
10.11.2022
Trençevska: Sigurimi i mundësive për punësim dhe krijimi i perspektivës për të gjithë qytetarët është përgjegjësi e Qeverisë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me atasheun austriak për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Harald Fuger dhe drejtorin e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Më shumë
09.11.2022
Trençevska: Kopshti i ri në Strumicë do të kujdeset për 307 fëmijë, po investojmë në rininë tonë
Në Strumicë është hapur kopshti i sapondërtuar me kapacitet prej 307 fëmijë të moshës parashkollore. Kopshti "Vinozhito" është institucioni më i madh për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë i ndërtuar në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale të realizuar nga Ministria e Punës dhe Shërbimeve Sociale me mbështetjen financiare të Bankës Botërore, si dhe më i madhi në Strumicë. Përveç faktit se kopshti zgjidh problemin e kamotshëm me ambientet akomoduese në arsimin parashkollor në qytet dhe rrethinë, objekti i ri ofron kushte hapësinore moderne për qëndrimin e fëmijëve të përshtatur me moshën e tyre dhe metodën edukative të të mësuarit përmes lojës.
Më shumë
08.11.2022
Trençevska: Mbetemi të përkushtuar në çështjen e barazisë gjinore
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në ditën e parë të debatit publik dyditor për propozim-ligjin për barazi gjinore në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim me Përgjegjësi Gjinore.
Në debatin që u mbajt me qëllim të zbatimit transparent dhe gjithëpërfshirës të ligjeve morën pjesë përfaqësues nga ministritë dhe të gjitha institucionet tjera relevante, si dhe organizatat e shoqërisë civile.
Më shumë
07.11.2022
Husein: Ne si institucion e respektojmë kornizën ligjore dhe përgjigjemi sipas saj
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, ka takuar sot përfaqësuesin e Koalicionit “Menuvame”, Suared Alishan. Në takim u diskutua për propozimet e Koalicionit “Menuvame” lidhur me rritjen e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe lidhjen e saj me pagën mesatare.
Më shumë
05.11.2022
Vazhdon fushata “Zgjate dorën dhe ndrysho jetë – bëhu përkujdesës”
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, mori pjesë në promovimin e fushatës “Zgjate dorën dhe ndrysho jetë – bëhu përkujdesës”në Radovish.
Fushata “Zgjate dorën dhe ndrysho jetë – bëhu përkujdesës” zbatohet në vitin 2022 nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe SOS Fshati i Fëmijëve, Enti për Veprimtari Sociale, Qendrat për mbështetjen e familjeve përkujdesëse, Qendrat për Punë Sociale dhe autoritetet lokale.
Më shumë
04.11.2022
Vijojnë pagesat nga te drejtat e mbrojtje sociale dhe të fëmijëve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin tetor 2022.
Më shumë
03.11.2022
Trençevska: Mbështetja juaj si Ambasadë e Mbretërisë së Suedisë është e një rëndësie të veçantë për ne si shtet
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka zhvilluar takim protokollar me ambasadoren e re të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ami Larson Jain. Në takim u diskutua për mbështetjen e Mbretërisë së Suedisë dhe Ambasadës që ajo i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut me theks të veçantë për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian. Si tema të bisedës ishin barazia gjinore si dhe përforcimi i kapaciteteve të grave me qëllim të përfshirjes më të lehtë dhe më të madhe të tyre në tregun e punës.
Më shumë
03.11.2022
MPSS: Kemi rritur me 15% shumën e të drejtës për shtesë të veçantë për të gjitha nënllojet e përfituesve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetët votuan për ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve dhe Ligjin për mbrojtje sociale.
Më shumë
02.11.2022
Trençevska: I dokumentuam momentet e zhvillimit të reformës më të madhe sociale dhe ia dolëm të lëmë trashëgimi artistike
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, dje së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SHT Dejvid Gir morën pjesë në premierën e filmit dokumentar “Bellasica”, që u zhvillua në Kinotekën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Filmi është me regji të Marija Apçevskës, dhe në produksion ishin përfshirë kinematografët Gjorgji Klinçarov dhe Fejmi Daut, montazheri Goran Vukiç dhe dizajni i zërit Igor Popovski.
Më shumë