27.10.2021
Shahpaska: Familje përkujdesëse me një prind është shembull i jashtëzakonshëm i njerëzimit
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot në Komunën e Radovishit e vizitoi familjen përkujdesëse me një prind të Natalia Gura.
![](content/images/2021/Radovis/DSC_8980.JPG)
Natalia kujdeset për dy fëmijë të mitur, vëlla dhe motër, të cilët janë në moshën pesë dhe gjashtë vjeçare. Për këtë sa është e suksesshme historia për përkujdesjen e fëmijëve pa prindër ose pa përkujdes prindëror, ministrja Shahpaska tha se është bindur në vend, sepse fëmijët e kanë kujdesin e plotë për shëndetin e tyre, dashurinë, kujdesin, edukimin, përgatitjen për hyrje në sistemin arsimor.
![](content/images/2021/Radovis/DSC_9000.JPG)
“Familjen përkujdesëse me një prind, që sot e vizitova në Komunën e Radovishit, me të vërtetë ka kushte mbresëlënëse për përkujdesjen e fëmijëve. Dashurinë që e marrin fëmijët lexohet në fytyrat e tyre të lumtura dhe të buzëqeshura. Ata janë përshtatur jashtëzakonisht me kujdestaren e tyre, ndërsa kushtet që ajo ua siguron për përkushtimin e saj që fëmijët të kenë rritje dhe zhvillim të duhur. I nxisim dhe qytetarët e tjerë në vendin tonë të paraqiten në sistemin e kujdestarëve, me një qëllim të vetëm, në një numër sa më të madh të fëmijëve pa prindër ose kujdes prindëror, t’iu sigurojnë shtëpi dhe familje në formë më i afërt deri te familjet biologjike”, tha ministrja Shahpaska.
Me qëllim të numrit të kujdestarëve në Shkup në Shkup dhe në Manastir, janë hapur Qendrat e mbështetjes së familjeve përkujdesëse. Në Shkup, Qendra funksionon në Institucionin Publik të Fëmijëve “11 Tetori” dhe përfshin 181 familje përkujdesëse me rreth 326 përfitues. Qendra e dytë, në Manastir, është pjesë e Institucionit Publik “Shtëpia e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël” ku mbështetje profesionale marrin 113 familje përkujdesëse të cilat kujdesen për 169 përfitues.
![](content/images/2021/Radovis/DSC_8994.JPG)
Qendrat për mbështetjen e familjeve përkujdesëse janë themeluar me Ligjin e ri për mbrojtjen sociale, dhe detyra e tyre është përgatitje, vlerësimi dhe trajtimin e familjeve të ardhshme përkujdesëse.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut për momentin ka rreth 300 familje përkujdesëse që kujdesen për 500 familje.