15.08.2024

Faza e portokalltë edhe sot, rekomandimet e qeverisë në fuqi

Qeveria ka vazhduar masat parandaluese për valën aktuale të të nxehtit, duke ofruar lirime nga puna për grupet më të rrezikuar dhe duke u bërë thirrje punëdhënësve të mbrojnë punëtorët në ambiente të hapura. Institucionet e kujdesit për fëmijët dhe agjencitë lokale janë gjithashtu të udhëzuar për të mbrojtur popullatat në rrezik.

Në përgjigje të valës aktuale të të nxehtit, qeveria ka zgjatur masat shtesë parandaluese deri të enjten, 15 gusht 2024. Këto masa synojnë të mbrojnë grupet më të rrezikuara, përfshirë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, të cilët do të lirohen nga detyrat e punës në këtë ditë.

Gjatë kësaj periudhe, punëdhënësve u kërkohet fuqimisht të riorganizojnë aktivitetet e punës, veçanërisht për punëtorët e ndërtimit dhe të tjerët që punojnë në ambiente të hapura. Për të minimizuar rrezikun, puna në ambiente të hapura duhet të shmanget ndërmjet orës 11:00 dhe 17:00. Kjo direktivë është e një rëndësie vendimtare, pasi disa procese prodhuese dhe teknologjike mund të rrisin rreziqet shëndetësore për punëtorët e ekspozuar. Punëdhënësit duhet të respektojnë rreptësisht rregulloret ligjore për të garantuar sigurinë e punëtorëve.

Në instutucionet e kujdesit për fëmijët (çerdhet), është thelbësore të shmangni aktivitetet fizike dhe të mbahen fëmijët brenda në orët e nxehta nga ora 11:00 deri në 17:00. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale në rajonet e përfshira të mobilizohen për të ndihmuar grupet e rrezikuara, duke përfshirë të moshuarit, individët e pafuqishëm dhe të pastrehët, duke siguruar që ata të marrin mbështetjen që u nevojitet gjatë këtyre kushteve ekstreme të motit.

Shërbimi për shtyp i qeverisë rikujton të gjithë qytetarët që të informohen dhe të marrin masa paraprake gjatë valës aktuale të të nxehtit. Përditësime dhe këshilla shtesë do të lëshohen sipas nevojës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.