12.08.2024

Limani me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë: “Fjalët si 'e ardhmja është e të rinjve' dhe 'bota i mbetet të rinjve' duhet më në fund të shndërrohen në vepra”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë – 12 Gusht, ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, mori pjesë në konferencën "Komunat Miqësore ndaj të Rinjve - Pjesëmarrja Rinore në Fokus," e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e zbatuar nga Këshilli Kombëtar Rinor i Maqedonisë së Veriut së bashku me partnerët.

Duke uruar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ministri Limani theksoi:

"Unë dua të nënvizoj bindjen time se fjalët si 'e ardhmja është e të rinjve' dhe 'bota i mbetet të rinjve' duhet më në fund të shndërrohen në vepra. Jo vetëm se 'e ardhmja është e të rinjve,' por edhe e tashmja është e të rinjve. Sepse sot po i krijojmë politikat dhe nga ajo që do të krijojmë sot varet se çfarë e ardhme do të kenë gjeneratat e ardhshme. Le të fillojmë nga e tashmja, nga sot!

"Ai përshëndeti projektin "Komunitete Inkluzive për të Rinjtë" dhe theksoi rëndësinë e tij, pasi qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i qeverisjes lokale përmes rritjes së përfshirjes dhe ndikimit shoqëror të të rinjve në jetën demokratike lokale.

"Si ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, në kompetencat e të cilit janë edhe politikat për të rinjtë, jam i bindur se do ta rrisim dukshmërinë e të rinjve në shoqëri dhe përfshirjen e tyre në marrjen e vendimeve në një nivel më të lartë," tha Limani.

Ministri shtoi se të rinjtë janë në fokusin e Programit të Punës së Qeverisë për vitet 2024-2028, ku theksohet përkushtimi i fortë për krijimin e një shoqërie ku të rinjtë mund të përparojnë. Ai gjithashtu vuri në dukje se Qeveria synon krijimin e kushteve të nevojshme që të rinjtë nga Maqedonia e Veriut të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend, fuqizimin e tyre përmes arsimit dhe zhvillimit të aftësive, inkurajimin e pjesëmarrjes rinore në proceset e vendimmarrjes dhe promovimin e ndërmarrësisë dhe inovacionit.

"Prioriteti i kësaj Qeverie është të sigurojë vende pune të sigurta dhe të mirëpaguara për të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, përmes krijimit të një klime më të mirë biznesi dhe hapjes së vendeve të punës," përfundoi Limani.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.