29.08.2024

Ministri Limani në takim me përfaqësues të Shoqatës së Pensionistëve për Jetë Dinjitoze

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir  Limani, sot u takua me përfaqësues të Shoqatës së Pensionistëve për Jetë Dinjitoze, ku u diskutua për përmirësimin e cilësisë së jetës së pensionistëve në vendin tonë.

Në takim përfaqësuesit nga shoqata, para së gjithash, shprehën falënderim për përpjekjet e kësaj Qeverie për përmirësimin e standardit të pensionistëve me rritjen lineare të pensioneve nga 5.000 denarë, që do të realizohet në dy etapa, respektivisht me pensionin e shtatorit dhe marsit.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësi të tjera për përmirësimin e statusit të pensionistëve në vend. Nga Shoqata propozuan edhe propozim-ndryshime në Ligjin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, që do të shqyrtohen nga Ministria.

Ministri Limani shprehu gatishmërinë për të analizuar kërkesat e tyre dhe për të gjetur një zgjidhje të përbashkët dhe të qëndrueshme që do të përmirësojë cilësinë e jetës së pensionistëve, atyre që kanë punuar dhe kontribuar në ndërtimin e vendit tonë pothuajse gjatë gjithë jetës së tyre.

Ai njëherësh theksoi se nuk do të ketë pensione dinjitoze nëse nuk hartohen politika shtetërore. Prandaj duhen politika punësimi, për të mbajtur të rinjtë në vend, për të luftuar korrupsionin dhe punën e padeklaruar, respektivisht ekonominë gri.

Bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur me takimin e sotëm, duke theksuar se takime të tilla duhet të jenë praktikë e rregullt, sepse problemet dhe nevojat e pensionistëve më së miri do të konstatohen nëse dëgjohen nga afër.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.