28.08.2024

Ministri Limani nga Tetova: Po angazhohemi për qasje të barabartë në punësimin e romëve dhe integrimin e tyre të plotë në shoqëri

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka vizituar Komunën e Tetovës, ku, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, ka zhvilluar takim koordinues me përfaqësues të USAID-it dhe Romalitiko-s. Qëllimi i takimit ishte inicimi i projekteve për avancimin e të drejtave të romëve dhe zbatim të suksesshëm të Strategjisë për përfshirjen e romëve.

Komuna e Tetovës është e vetmja njësi e vetëqeverisje lokale që ka themeluar Njësi projektuese për përfshirjen e romëve dhe, për këtë arsye, komuniteti rom në këtë komunë është më i integruar në krahasim me komunat tjera.

Me këtë rast, ministri Limani u bëri thirrje komunave që të ndjekin të njëjtën praktikë dhe të kontribuojnë në avancimin e të drejtave të romëve, përmirësimin e infrastrukturës, strehimin dhe mbi të gjitha arsimimin e tyre.

“Si ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, vlerësoj se është e nevojshme përfshirja e të rinjve romë në sektorin e rinisë në kuadër të Ministrisë, me qëllim përfshirjen e tyre në krijimin e politikave dhe realizimin e interesave të të rinjve romë në shoqëri”, tha ministri Limani.

Gjatë diskutimit, theks i veçantë u vendos edhe tek e drejta e përfshirjes së fëmijëve romë në kopshte të fëmijëve, si dhe në të drejtën e tyre për t’u përkujdesur nga kujdestarët dhe edukatorët romë, për të cilët do të kërkohet pëlqim për punësimin e tyre.

Ministri Limani theksoi se kjo është vetëm një konfirmim i përkushtimit të Ministrisë për qasje të barabartë në mundësitë për punësim për romët dhe integrimin e tyre të plotë në shoqërinë tonë.

“Me mbështetjen e partnerëve tanë po ndërtojmë një të ardhme më të mirë ku çdo qytetar do të ndihet i përfshirë dhe i përkrahur”, porositi në fund ministri Limani.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.