08.08.2024

Takim me Unionin Kombëtar për Barazi Gjinore: Thellimi i Bashkëpunimit në Luftën Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Abuzimeve të Tjera

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të garantuar barazinë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të grave në vendin tonë, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë realizoi një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e Unionit Kombëtar për Barazi Gjinore (UKBGj).

 

Gjatë këtij takimi, u diskutuan në detaje projektet dhe aktivitetet e UKBGj që kanë për qëllim parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave, si dhe lloje të tjera të abuzimit, që fatkeqësisht mbeten sfida të mëdha për shoqërinë tonë. Në këtë kontekst, Ministri Fatmir Limani shprehu mbështetjen e plotë të Ministrisë për iniciativat e UKBGj dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të adresuar në mënyrë efektive këto çështje.

 

Ai theksoi se vetëm përmes një përpjekjeje të bashkuar, që përfshin si sektorin publik ashtu edhe atë civil, mund të arrihet përmirësimi i kushteve të jetesës dhe mbrojtja e të drejtave themelore të grave.

Për të formalizuar dhe forcuar më tej këtë bashkëpunim, gjatë takimit u diskutua dhe u arrit marrëveshja për nënshkrimin e një Memorandumi të ri të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë dhe UKBGj.

 

Ky memorandum do të shërbejë si bazë për realizimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës, si dhe për rritjen e ndërgjegjësimit publik lidhur me rëndësinë e parandalimit të dhunës dhe mbrojtjes së viktimave.

Në përfundim të takimit, palët riafirmuan angazhimin e tyre për të punuar së bashku në drejtim të krijimit të një shoqërie më të sigurt dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, me një fokus të veçantë në mbrojtjen dhe fuqizimin e grave.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.