27.08.2024

Zgjidhja e propozuar ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor e kaloi procedurën qeveritare

Zgjidhja e propozuar ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, e propozuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, e ka kaluar procedurën qeveritare dhe së shpejti do të paraqitet në Kuvend para deputetëve. 

Me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, propozohet rritja e pensioneve më 1 shtator 2024 dhe 1 mars 2025. Më konkretisht, nga 1 shtatori 2024, të gjitha llojet e pensioneve të realizuara sipas këtij ligji, përfundimisht me dt. 31 gusht 2024, do të rriten për 2.500 denarë dhe nga 1 mars 2025, të gjitha llojet e pensioneve të realizuara sipas këtij ligji, përfundimisht me dt. 28 shkurt 2025, do të rriten për 2.500 denarë. 

Qëllimi i ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor është që të sigurohet rritje të standardit të jetesës dhe cilësi më të mirë dhe më cilësor të jetës për pensionistëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.