20.12.2024

Limani dhe Vellkovski e prezantuan Buxhetin për vitin 2025: Mjete të siguruara për rritjen e pensioneve, përfitimet dhe shërbimet sociale dhe investimet kapitale

Ministri dhe Zëvendësministri për Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe Gjoko Vellkovski, prezantuan sot Buxhetin e Ministrisë për vitin 2025.

Në vazhdim fjalimi i ministrit:

Buxheti themelor i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë për vitin 2025 është 68.15 miliardë denarë, për 3.9 miliardë denarë më i lartë se buxheti i vitit 2024, respektivisht më i lartë për 6%.

Pjesa më e madhe e mjeteve janë të destinuara për ekzekutimin e rregullt të të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor dhe rritjen e pensioneve si dhe për të drejtat embrojtjes sociale dhe të fëmijëve.

Si Qeveri dhe ministri përkatëse, jemi zotuar të kujdesemi për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve; pensionistët, qytetarët në rrezik social, personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët.

Me ndryshimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor siguruam rritje lineare të pensioneve për 5000 denarë. Me pensionin e shtatorit rreth 342.000 pensionistë kanë marrë 2.500 denarë pension më të lartë. 

Nëse flasim në shifra, me buxhetin për vitin 2025 janë planifikuar 47.8 miliardë denarë (780.576.000€) për ekzekutimin e pensioneve. Dhe kjo paraqet një rritje prej 8 miliardë denarë (130.096.000 €) në krahasim me vitin 2024.

Kjo do të thotë një qasje dhe përgjegjësi serioze.

Ne planifikojmë dhe sigurojmë pagesën e rregullt (pa vështirësi) të të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor, duke e mbajtur premtimin.

Sepse pensionistët tanë e meritojnë.

Ata e ndërtuan vendin tonë dhe është detyra jonë të kujdesemi për ta. Por ne nuk do të ndalemi me kaq. Gjatë vitit të ardhshëm do të analizojmë dhe do të gjejmë zgjidhjen më të qëndrueshme për kujdesin e mëtejshëm të pensionistëve.

Kujdesemi edhe për qytetarët që janë në rrezik social. Me buxhetin për vitin 2025 kemi siguruar 14.5 miliardë denarë (243.861.569€) për pagesën e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve, luftëtarët dhe invalidët e luftës, refugjatët dhe azilkërkuesit.

Me buxhetin e vitit 2025, për të drejtat e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve kemi siguruar afro 100 milionë denarë (1.625.500€) më shumë se buxheti i vitit 2024, për rritjen e shumës së të drejtave të caktuara, me rritjen e shpenzimeve të jetesës.

Krahas sigurimit të mjeteve për pagesën pa vështirësi të të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor, mbrojtja sociale dhe e fëmijëve, gjithashtu investojmë në infrastrukturë - për ndërtimin dhe pajisjen e objekteve të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve.

Me buxhetin për vitin 2025 siguruam 275.3 milionë denarë (4.478.350€) për përfundimin apo fillimin e investimeve për ndërtimin dhe pajisjen e objekteve të reja për kopshte të fëmijëve, shtëpi për të moshuar dhe objekte të tjera të mbrojtjes sociale, si dhe për transfer të mjeteve deri te komunat për investime kapitale.

Me Investime kapitale në mbrojtjen e fëmijëve janë përfshirë objekte:

Edhe atë në Komunat Çair, Mogilë-Manastir, Dibër, Gjevgjeli, Karbincë, Prilep, Kocan, Gazi Babë, Vallandovë, Karpos, Butel, Gjorce Petrov, Aerodrom, Kisella Voda, Tearcë.

Ndërsa, deri në fund të vitit 2025, parashikojmë financimin e rreth 25 kopshteve në nivel shtetëror.

Investojmë edhe në objektet e mbrojtjes sociale, aktualisht në 9 objekte (Qendra Ditore për personat me aftësi të kufizuara fizike dhe mentale, Qendra Ditore për fëmijë me aftësi të kufizuara fizike dhe mentale, Shtëpi për të moshuarit, Institucione publike për mbrojtje jashtë-familjare të të moshuarve në Komunat Kavadar, Makedonski Brod, Bogdanc, Probishtip, Kriva Pallankë, Kratovë, Ilinden dhe Bogovinë). 

Ministria është e hapur për aplikime të reja nga Komunat, për ndërtim, rindërtim, përshtatje dhe pajisjen e objekteve sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve.

Thirrjet publike janë të hapura dhe kjo është një mundësi, për t'u bërë apel komunave që të aplikojnë me projekte, për të cilat kan nevojë.

Përveç kësaj, inkurajohen që të aplikojnë edhe në thirrjen publike të rradhës, për financimin e projekteve infrastrukturore nga Nën Programa AA, Projekte infrastrukturore në komunat, për vitin 2025.

Me buxhetin e vitit 2025, siguruam 300 milionë denar shtesë (4.876.200 €), për bllok-dotacione nga Ministria dedikuar komunave, për funksionimin e rregullt të objekteve ekzistuese të kopshteve dhe objekteve për mbrojtje sociale, shtëpi për të moshuarit, si dhe hapësira të reja të kujdesit dhe edukimit të fëmijëve në kopshte. Për këtë qëllim janë ndarë 3.6 miliardë denarë (58.518.000 €).

Në buxhetin e Ministrisë të vitit 2025, për projektet e financuara me kredi nga Banka Botërore, janë paraparë 6.5 milionë € (399.750.000 den), për financimin e aktiviteteve të parapara me Projektin e përmirësimit të shërbimeve sociale dhe Projektin e administrimit të shërbimeve sociale.

Me këto mjete është paraparë financimi i thirrjes së tretë publike, për ndarjen e granteve në zhvillimin e shërbimeve sociale (ndihmë dhe përkujdesje në shtëpitë dhe qendrat ditore) në komunat dhe qytetin e Shkupit, më tej adoptimi i objekteve komunale dhe shndërrimi i tyre në mjedise të zhvillimit të fëmijërisë së hershme, për fëmijët e moshës 3-6 vjeç.

Në këtë thirrje jan zgjedhur 13 komuna që aplikuan për t’u financuar dhe tani jemi në fazën përfundimtare të kompletimit të dokumentacionit.

Pjesë e këtyre mjeteve jan planifikuar që të krijohet dhe të pajiset një Sistem i Vetëm dhe i Unifikuar, për Sigurim Social, i cili përfaqëson rrjetëzimin e institucioneve si: Drejtoria e të Hyrave Publike (DHP), Agjencia për Punësim e Maqedonisë së Veriut (APRMV), Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH), Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor (FSPI), Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS) dhe Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë (MPSDR), me qëllim marrjen e të dhënave të unifikuara, për çdo person të siguruar.

Gjithashtu planifikohet themelimi i një njësie qendrore për vlerësimin e aftësisë së kufizuar, kjo nënkupton marrjen e vlerësimit të aftësisë së kufizuar dhe potencialit të personit, për përfshirjene tij të suksesshme në shoqëri.

Në fazën përfundimtare është zhvillimi i sistemit SWIS, i cili përfaqëson një softuer unik të të drejtave dhe shërbimeve sociale në Qendrat e Punës Sociale që do të pajiset me shërbimet e nevojshme të IT-së, për funksionimin normal të tij.

Të nderuara media, Të dashur qytetarë,

Si ministri përkatëse ne mbulojmë kujdesin, për kategoritë më të cënuara dhe është përgjegjësi e jonë të krijojmë politika dhe mundësi të një jete më dinjitoze, për të gjithë qytetarët dhe me theks të veçantë të atyre  që kanë nevojën e vërtetë, për mbështetjen tonë. Do të vazhdojmë por gjithnjë duke ndjekur sygjerimet e të gjithë atyre që i’a duan të mirën shoqërisë dhe vendit!

Limani dhe Vellkovski e prezantuan Buxhetin për vitin 2025: Mjete të siguruara për rritjen e pensioneve, përfitimet dhe shërbimet sociale dhe investimet kapitale

 

Ministri dhe Zëvendësministri për Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe Gjoko Vellkovski, prezantuan sot Buxhetin e Ministrisë për vitin 2025. Në vazhdim fjalimi i ministrit:

Buxheti themelor i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë për vitin 2025 është 68.15 miliardë denarë, për 3.9 miliardë denarë më i lartë se buxheti i vitit 2024, respektivisht më i lartë për 6%. Pjesa më e madhe e mjeteve janë të destinuara për ekzekutimin e rregullt të të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor dhe rritjen e pensioneve si dhe për të drejtat embrojtjes sociale dhe të fëmijëve.


Si Qeveri dhe ministri përkatëse, jemi zotuar të kujdesemi për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve; pensionistët, qytetarët në rrezik social, personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët.

Me ndryshimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor siguruam rritje lineare të pensioneve për 5000 denarë. Me pensionin e shtatorit rreth 342.000 pensionistë kanë marrë 2.500 denarë pension më të lartë. 

 Nëse flasim në shifra, me buxhetin për vitin 2025 janë planifikuar 47.8 miliardë denarë (780.576.000€) për ekzekutimin e pensioneve. Dhe kjo paraqet një rritje prej 8 miliardë denarë (130.096.000 €) në krahasim me vitin 2024.

 Kjo do të thotë një qasje dhe përgjegjësi serioze. Ne planifikojmë dhe sigurojmë pagesën e rregullt (pa vështirësi) të të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor, duke e mbajtur premtimin.

 Sepse pensionistët tanë  e meritojnë. Ata e ndërtuan vendin tonë dhe është detyra jonë të kujdesemi për ta. Por ne nuk do të ndalemi me kaq. Gjatë vitit të ardhshëm do të analizojmë dhe do të gjejmë zgjidhjen më të qëndrueshme për kujdesin e mëtejshëm të pensionistëve.

 Kujdesemi edhe për qytetarët që janë në rrezik social. Me buxhetin për vitin 2025 kemi siguruar 14.5 miliardë denarë (243.861.569€) për pagesën e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve, luftëtarët dhe invalidët e luftës, refugjatët dhe azilkërkuesit.

 Me buxhetin e vitit 2025, për të drejtat e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve kemi siguruar afro 100 milionë denarë (1.625.500€) më shumë se buxheti i vitit 2024, për rritjen e shumës së të drejtave të caktuara,  me rritjen e shpenzimeve të jetesës.

 Krahas sigurimit të mjeteve për pagesën pa vështirësi të të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor, mbrojtja sociale dhe e fëmijëve, gjithashtu investojmë në infrastrukturë - për ndërtimin dhe pajisjen e objekteve të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve.

Me buxhetin për vitin 2025 siguruam 275.3 milionë denarë (4.478.350€) për përfundimin apo fillimin e investimeve për ndërtimin dhe pajisjen e objekteve të reja për kopshte të fëmijëve, shtëpi për të moshuar dhe objekte të tjera të mbrojtjes sociale, si dhe për transfer të mjeteve deri te komunat për investime kapitale.

Me Investime kapitale në mbrojtjen e fëmijëve janë përfshirë objekte:

Edhe atë në Komunat Çair, Mogilë-Manastir, Dibër, Gjevgjeli, Karbincë, Prilep, Kocan,Gazi Babë, Vallandovë, Karpos, Butel,  Gjorce Petrov,  Aerodrom, Kisella Voda, Tearcë.
  Ndërsa, deri në fund të vitit 2025, parashikojmë financimin e rreth 25 kopshteve në nivel shtetëror.
.
Investojmë edhe në objektet e mbrojtjes sociale,  aktualisht në 9 objekte.

Qendra Ditore, për personat me aftësi të kufizuara fizike dhe mentale, 

Qendra Ditore, për fëmijë me aftësi të kufizuara fizike dhe mentale, 

Shtëpi për të moshuarit,

Institucione publike, për mbrojtje jashtë-familjare të të moshuarve, në Komunat Kavadar, Makedonski Brod, Bogdanc, Probishtip, Kriva Pallankë, Kratovë, Ilinden dhe Bogovinë. 

 Ministria është e hapur për aplikime të reja nga Komunat, për ndërtim, rindërtim, përshtatje dhe pajisjen e objekteve sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve.
Thirrjet publike janë të hapura dhe kjo është një mundësi, për t'u bërë apel komunave që të aplikojnë me projekte, për të cilat kan nevojë.

 Përveç kësaj, inkurajohen që të aplikojnë edhe në thirrjen publike të rradhës, për financimin e projekteve infrastrukturore nga Nën Programa AA, Projekte infrastrukturore në komunat,  për vitin 2025.

 Me buxhetin e vitit 2025, siguruam 300 milionë denar shtesë (4.876.200 €), për bllok-dotacione nga Ministria dedikuar komunave, për  funksionimin e rregullt të objekteve ekzistuese të kopshteve dhe objekteve për mbrojtje sociale, shtëpi për të moshuarit, si dhe  hapësira të reja të kujdesit dhe edukimit të fëmijëve në kopshte. 

Për këtë qëllim janë ndarë 3.6 miliardë denarë (58.518.000 €).

Në buxhetin e Ministrisë të vitit 2025, për projektet e financuara me kredi nga Banka Botërore, janë paraparë 6.5 milionë €  (399.750.000  den), për financimin e aktiviteteve të parapara me Projektin e përmirësimit të  shërbimeve sociale dhe Projektin e administrimit  të shërbimeve sociale.

Me këto mjete është paraparë financimi i thirrjes së tretë publike, për ndarjen e granteve në zhvillimin e shërbimeve sociale (ndihmë dhe përkujdesje në shtëpitë dhe qendrat ditore) në komunat dhe qytetin e Shkupit, më tej adoptimi i objekteve komunale dhe shndërrimi i tyre në mjedise të zhvillimit të fëmijërisë së hershme, për fëmijët e moshës 3-6 vjeç.

 Në këtë thirrje jan zgjedhur 13 komuna që aplikuan  për t’u financuar dhe tani jemi në fazën përfundimtare të kompletimit të dokumentacionit.

 Pjesë e këtyre mjeteve jan planifikuar që të krijohet dhe të pajiset një Sistem i Vetëm dhe i Unifikuar, për Sigurim Social, i cili përfaqëson rrjetëzimin e institucioneve si:  

 Drejtoria e të Hyrave Publike (DHP), Agjencia për Punësim e Maqedonisë së Veriut (APRMV), Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH), Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor (FSPI), Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS) dhe Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë (MPSDR), me qëllim marrjen e të dhënave të unifikuara, për çdo person të siguruar.

 Gjithashtu planifikohet themelimi i një njësie qendrore për vlerësimin e aftësisë së kufizuar, kjo nënkupton marrjen e vlerësimit të aftësisë së kufizuar dhe potencialit të personit, për përfshirjene tij të suksesshme në shoqëri.

  Në fazën përfundimtare është  zhvillimi i sistemit SWIS, i cili përfaqëson një softuer unik të të drejtave dhe shërbimeve sociale në Qendrat e Punës Sociale që do të pajiset me shërbimet e nevojshme të IT-së, për funksionimin normal të tij.

 Të nderuara media,

Të dashur qytetarë,

 Si ministri përkatëse ne mbulojmë kujdesin, për kategoritë më të cënuara dhe është përgjegjësi e jonë të krijojmë politika dhe mundësi të një jete më dinjitoze, për të gjithë qytetarët dhe me theks të veçantë të atyre  që kanë nevojën e vërtetë,  për mbështetjen tonë. 

 Do të  vazhdojmë por gjithnjë duke ndjekur sygjerimet e të gjithë atyre që i’a duan të mirën shoqërisë dhe vendit !


Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.