31.10.2024

Vijon pagesa e shtesës arsimore – pagesë shtesë për vitin shkollor 2023/2024 

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se vijon pagesa e shtesës arsimore – pagesë shtesë për vitin shkollor 2023/2024. 

Më shumë

31.10.2024

Vellkovski: Qëllimi ynë më i lartë mbetet zbatimi i standardeve më të larta për mbrojtje efektive të viktimave të dhunës me bazë gjinore

Organizuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe organizata humanitare gjermane Arbeiter-Samariter-Bund (ASB) në kuadër të projektit “Të bashkuar kundër dhunës në familje në Ballkanin Perëndimor - Bashkëpunimi rajonal dhe mbështetje për strehimoret për viktimat e dhunës në familje", sot u mbajt Konferenca Rajonale në të cilën përveç zëvendësministrit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, Jan-Aksel Fos, zëvendës i ambasadorit të Ambasadës Gjermane në Maqedoninë e Veriut, si dhe ministra dhe këshilltarë të ministrave nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia.

Më shumë

30.10.2024

Limani: Kopshti i ri në Gjorçe Petrov do të sigurojë përfshirjen e 100 fëmijëve të ri në edukimin parashkollor 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, kryetarin e komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Stojkoski, ministrin Misajlovski, zëvendësministrin Velkovski dhe deputetë të tjerë të pranishëm, këshilltarë dhe qytetarë, simbolikisht shënuan fillimin e ndërtimit të kopshtit të ri të fëmijëve në vendbanimin Stopanski Dvor, të komunës së Gjorçe Petrovit. 

Më shumë

29.10.2024

Vellkovski: Sporti është një mjet i fuqishëm për fuqizimin e të rinjve, zhvillimin e aftësive themelore të jetës dhe inkurajimin e bashkëpunimit rajonal

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, mori pjesë në manifestimin me titull “Bashkëpunimi rajonal dhe fuqizimi i rinisë përmes sportit” organizuar nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor - RYCO, Ambasada e Gjermanisë dhe Shoqata Gjermane për Bashkëpunim – Ndërkombëtar - GIZ (GIZ).

Më shumë

29.10.2024

Vellkovski: Sfidat me të cilat përballet familja bashkëkohore janë komplekse dhe kërkojnë një qasje holistike

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, foli në Konferencën ndërkombëtare me temë: “Sfidat e familjeve bashkëkohore”, organizuar nga Instituti për Studime Familjare pranë Fakultetit Filozofik, i cili këtë vit feston 10 vjetorin e themelimit. 

Më shumë

28.10.2024

Limani: Le t’u përafrohemi qytetarëve tanë duke zhvilluar më shumë shërbime sociale sipas nevojave të tyre dhe të gjithë familjes 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, me rastin e përkujtimit të Ditës Ndërkombëtare të Kujdesit dhe Mbështetjes, mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët dhe në prezantimin e Rekomandimeve të politikave në lidhje me vendosjen e një qasjeje familjare gjatë hartimit dhe zbatimit të shërbimeve të kujdesit dhe trajtimit. 

Më shumë

28.10.2024

Limani: Jemi duke punuar intensivisht në përforcimin e kapaciteteve të edukimit dhe arsimit parashkollor 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë sot në aktivitetin përmbyllës të projektit “Rritja e cilësisë së arsimit dhe kujdesit parashkollor”. Kjo iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian synon ngritjen e cilësisë së arsimit parashkollor dhe shërbimeve të kujdesit.

Më shumë

22.10.2024

Takim Limani dhe Bauer në Gjenevë: Së bashku me UNFPA-në po hartojmë sfidat dhe po krijojmë zgjidhje që vërtet do t'i ndihmojnë qytetarët

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka zhvilluar sot një takim veçanërisht të rëndësishëm me Drejtoreshën Rajonale për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore të UNFPA-së, Florens Bauer, në Gjenevë.

Më shumë

22.10.2024

Takim Limani - Sanz Luke në Gjenevë: Po forcojmë bashkëpunimin me UN Women përmes projekteve dhe masave konkrete të përbashkëta 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, gjatë qëndrimit të tij të punës në Gjenevë, u takua me Drejtoreshën  Rajonale të UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore, Belen Sanz Luke.

Më shumë

21.10.2024

Takim Limani–Gjoktash në Gjenevë: Maqedonia dhe Turqia janë vende mike, po e forcojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave pozitive 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, gjatë vizitës së tij të punës në Gjenevë, ka takuar ministrin e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Republikës së Turqisë, Mahinur Ozdemir Gjoktash. 

Më shumë

21.10.2024

Limani nga Gjeneva: Vetëm barazia gjinore e bën një shoqëri më vitale dhe më të begatë, le të punojmë së bashku për të forcuar pozitën e gruas në botë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, nga sot ndodhet në një vizitë dyditore në Gjenevë, për të marrë pjesë në Takimin Rajonal për monitorimin e progresit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim për Barazinë Gjinore (Pekin +30).

Në fjalën e tij, ministri Limani foli për zbatimin e Deklaratës së Pekinit për Barazinë Gjinore dhe për angazhimet e vendit për pesë vitet e ardhshme. 

Më shumë

21.10.2024

Ministri Limani në një vizitë dyditore në Gjenevë për Takimin Rajonal - Pekin +30  

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, nga sot ndodhet në një vizitë dyditore në Gjenevë, për të marrë pjesë në Takimin Rajonal për monitorimin e progresit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim për Barazinë Gjinore (Pekin +30).

Më shumë

18.10.2024

Takimi i ministrit Limani me përfaqësuesin e UNHCR-së, Gualano de Godoj

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, u takua me përfaqësuesin e UNHCR-Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, z. Gabriel Gualano de Godoj. Takimi është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta për të mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e refugjatëve, emigrantëve dhe azilkërkuesve.

Më shumë

18.10.2024

Ministri Limani në takim me Zëvendës Drejtoreshën Ekzekutive të UN Women, Gumbonzvanda

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me përfaqësues të Ministrisë nga Sektori për Mundësi të Barabarta, zhvilloi një takim me Zëvendës Drejtoreshën Ekzekutive të UN Women, Njaradzai Gumbonzvanda, Drejtoreshën Rajonale për Evropë dhe Azi tëUN Women, Belen Sanz dhe drejtoreshën rajonale e zyrës së UN Women në Maqedoninë e Veriut, Vesna Ivanoviq Kastared.

Më shumë

17.10.2024

Takimi Limani-Gjeka: Mali i Zi dhe Maqedonia janë vende mike, po përforcojmë bashkëpunimin në fushat që na lidhin

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar sot ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe të Minoriteteteve të Malit të Zi, Fatmir Gjeka.

Më shumë

17.10.2024

Limani: Mbështetja franceze është e mirëseardhur, së bashku vazhdojmë të punojmë për politikat rinore, barazinë gjinore dhe në luftën kundër dhunës

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar sot ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristof Le Rigoller.

Më shumë

17.10.2024

Velkovski: Është detyra jonë të kujdesemi për të pastrehët

Në kuadër të bashkëpunimit maqedonas dhe austriak, më 17 dhe 18 tetor 2024, në Shkup mbahet punëtoria dyditore me qëllim të shkëmbimit të përvojave për shërbimet për personat e pastrehë/personat pa banesë të tyre.

Më shumë

15.10.2024

Takimi Limani-Shçekiq: Vetëm të bashkuar si rajon mund të ecim përpara dhe t'i bashkohemi tregut ekonomik global 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, në kuadër të vizitës së tij të punës në Berlin, me qëllim pjesëmarrjen në Forumin për të rinjtë nga Ballkani Perëndimor, pati një takim dypalësh me Ministrin e Sportit dhe Rinisë së Malit të Zi, Dragoslav Shçekiç.

Më shumë

14.10.2024

Takimi Limani - Çeku nga Forumi për Rininë, Berlin: Me përpjekje të përbashkëta, angazhimet për një të nesërme më të mirë për të rinjtë i shndërrojmë në veprime

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, gjatë vizitës së tij të punës në Berlin për shkak të pjesëmarrjes në Forumin Rinor, në kuadër të Procesit të Berlinit, shfrytëzoi rastin për takime të drejtpërdrejta me ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më shumë

14.10.2024

Takimi Limani – Muzhaqi në margjinat e Forumit Rinor në kuadër të Procesit të Berlinit   

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, në margjinat e Forumit Rinor në kuadër të Procesit të Berlinit, ka zhvilluar një takim me Ministren e Shtetërore për Rininë dhe Fëmijët e Shqipërisë, Bora Muzhaqi.

Më shumë

13.10.2024

Limani nga Forumi Rinor në kuadër të Procesit të Berlinit: Të rinjtë përfaqësojnë një grup kyç demografik në formësimin e së ardhmes së Evropës 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, po viziton Berlinin, Republikën Federale të Gjermanisë për të marrë pjesë në Forumin Rinor të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e ngjarjeve të organizuara në kuadër të Procesit të Berlinit në datat 13 dhe 14 tetor.

Më shumë

12.10.2024

Ministri Limani merr pjesë në Forumin rinor të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka udhëtuar sot drejt Berlinit të Republikës Federale të Gjermanisë për Forumin Rinor të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të aktiviteteve të organizuara në kuadër të Procesit të Berlinit më 13 dhe 14 tetor.

Më shumë

10.10.2024

Mickoski: Qeveria është partner i sindikatave dhe punëdhënësve, vazhdojmë bashkëpunimin

Për ne si Qeveri përcaktimi kryesor dhe strategjik është ekonomia, gjegjësisht përmirësimi i performancave të ekonomisë, sepse nëse nuk kemi një ekonomi të mirë dhe stabile, atëherë nuk kemi asgjë në shtet, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski në mbledhjen e parë konstituive të Këshillit ekonomik social.

Më shumë

10.10.2024

Vellkovski me rastin e 59 vjetorit nga themelimi i IP Shtëpia e Fëmijëve "11 Tetori"-Shkup:Deinstitucionalizimi është i suksesshëm nëse kujdesi për fëmijët vazhdon me ofrimin e shërbimeve të ndryshme sociale 

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, mori pjesë në shënimin e 59-vjetorit të themelimit të IP Shtëpia e Fëmijëve "11 Tetori"-Shkup. 

Më shumë

08.10.2024

Sabriu: Integrimi dhe pjesëmarrja aktive e romëve në proceset shoqërore sjellin përfitime të shumta për të gjithë shoqërinë

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu, mori pjesë në Konferencën Kombëtare për Zbatimin e Politikave të Përfshirjes së Romëve, organizuar nga Instituti për Kërkime dhe Analiza të Politikave - Romalitiko. Në këtë aktivitet morën pjesë aktorë të ndryshëm socialë që punojnë për përfshirjen e komunitetit rom dhe arritjen e objektivave të Strategjisë për Përfshirjen e Romëve 2022-2030.

Më shumë

07.10.2024

Sabriu: Integrimi i kategorive të rrezikuara të qytetarëve në sistem, përpos për ta, sjell përfitime për të gjithë shoqërinë 

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu, së bashku me Ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Durmishi, shefin e Delegacionit të BE-së në vend, Albu, Drejtorin e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Beluli, mori pjesë në konferencën përfundimtare kushtuar prezantimit të rezultateve të arritura nga masat e zbatuara dhe shërbimet e punësimit të mbështetura nga projekti "Aktivizimi i grupeve të rrezikuara në tregun e punës", granti i katërt direkt i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, financuar nga Instrumenti për ndihmë para anëtarësimit. Bashkimi Europian e ka mbështetur financiarisht këtë Projekt si pjesë e Programit të Veprimit 2017 - Mbështetja e BE-së për arsimin, punësimin dhe politikën sociale. 

Më shumë

05.10.2024

Limani: Vazhdojmë 100% të përkushtuar të punojmë vetëm në interes të fëmijëve, rinisë, pensionistëve dhe ktegorive të cënueshme të shoqërisë

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar qytetarë,

Llogaridhënia dhe transparenca janë tipare të praktikës së mirë të qeverisjes dhe sundimit të demokracisë në një vend. Kjo, në fakt, nënkupton informimin e qartë dhe të hapur të qytetarëve për atë që është bërë, çfarë po vijon dhe për planet afatmesme dhe afatgjata.

Si Qeveri dhe ministri përkatëse, ne e marrim barrën e përgjegjësisë që nga vendimmarrja e deri në zbatimin e tyre. Sepse ju, qytetarë të nderuar, na e keni dhënë besimin tuaj, të cilin ne bartësit e posteve shtetërore duhet ta arsyetojmë.

Më shumë

04.10.2024

Velkovski në vizitë pune në Komunën e Krushevës

Zëvendësministri i Politikë Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, ishte në një vizitë pune në komunën e Krushevës, në të cilën pati një takim me kryetarin e komunës Tome Hristovski, me ç'rast u diskutua në detaje për sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet komuna, sidomos në fushën e arsimit parashkollor, shërbimeve sociale dhe tendencës shqetësuese të emigrimit të të rinjve.

Më shumë

04.10.2024

Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve  

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin shatator 2024. 

Përfituesit e të drejtave që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin të holla në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular prej sot, 04 tetor 2024.

Më shumë

02.10.2024

Takim Limani-Meidani: Shqipëria dhe Maqedonia janë vende miqësore, mbështetja e ndërsjellë do të vazhdojë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

Më shumë

01.10.2024

Limani: Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve e shënojmë me pensione më të larta dhe synime për një standard më të mirë pensional 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka vizituar një përfituese të shërbimit të kujdesit dhe ndihmës në shtëpi - pensioniste e cila jeton e vetme dhe prej më shumë se një viti është përfituese e këtij shërbimi. Shërbimi ofrohet nga “ADRA” - Shkup në territorin e komunave Butel, Çair dhe Çuçer Sandevë dhe për këtë qëllim është licencuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Më shumë

01.10.2024

Pensionistët nga sot me pensione më të larta për 2500 denarë 

Pensionistët në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga sot do të kenë rritje të pensioneve për 2500 denarë. Sipas Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, rreth 340 mijë pensionistë që kanë fituar të drejtën e sigurimit pensional deri më 31 gusht, janë të mbuluar nga rritja lineare e pensioneve. 

Më shumë
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.