27.11.2024
Takim Limani-Xhanel: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer mes Mbretërisë së Holandës dhe Maqedonisë së Veriut
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar sot ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në vend, Uzlem Xhanell.
Më shumë
26.11.2024
Limani: Mos raportimi i dhunës nga viktimat është një nga problemet më serioze, që zakonisht është rezultat i mosbesimit në institucione
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë në një panel diskutimi me rastin e fillimit të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore të organizuar nga Agjencitë e OKB-së në vend, me sloganin: “Nuk ka justifikim. : Merrni masa për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave!”
Më shumë
25.11.2024
Në Ditën Ndërkombëtare për Luftën kundër Dhunës ndaj Grave - 25 Nëntor, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi
Në shenjë të Ditës Ndërkombëtare për Luftimin e Dhunës ndaj Grave - 25 Nëntor, sot në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë dhe Këshillit Kombëtar për Barazi Gjinore, përfaqësuar nga ministri Fatmir Limani dhe kryetarja e Këshillit, Savka Todorovska.
Më shumë
25.11.2024
Një delegacioni i Ministrisë merr pjesë në një trajnim në Vjenë me qëllim të përmirësimit të sistemit për mbrojtjen sociale të personave me aftësi të kufizuara
Një delegacion i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, i kryesuar nga Sekretari Shtetëror i Ministrisë, Fatmir Sabriu, po qëndron në Vjenë të Austrisë nga data 25-28 nëntor për trajnime që synojnë të adresojë çështjet kryesore me të cilat përballen vendet në rajon në përpjekjet e tyre për të reformuar sistemet e tyre të mbrojtjes sociale për personat me aftësi të kufizuara. Trajnimi organizohet nga Banka Botërore dhe UNICEF.
Më shumë
22.11.2024
Konferencë dyditore me temë: “Lufta kundër të pastrehëve – përgjigjet dhe përgjegjësitë shoqërore”
Konferenca dyditore me temë: “Lufta kundër të pastrehëve - përgjigjet dhe përgjegjësitë sociale”, u realizua në kuadër të projektit "Kujdesu II - Kujdesi i integruar social dhe shëndetësor për popullatën e cenueshme në Maqedoninë e Veriut", në Shkup.
Më shumë
21.11.2024
Sabriu: Kur investojmë në idetë dhe udhëheqjen e të rinjve, ne investojmë në një të ardhme më të ndritshme, më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme
Sekretari shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu, mori pjesë sot në një aktivitet të organizuar me rastin e pesëvjetorit të programit rajonal për sipërmarrësit e rinj socialë RISE dhe përkujtimit të Ditës Botërore të Ndërmarrjeve Sociale. Ngjarja u organizua nga Shoqata për Inovacione Sociale "ARNO".
Më shumë
21.11.2024
Mbledhja e pesëmbëdhjetë plenare e Grupit Sektorial të Punës në fushat e arsimit, punësimit dhe politikës sociale
Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut është mbajtur mbledhja e pesëmbëdhjetë plenare e Grupit Punues Sektorial në fushat e arsimit, punësimit dhe politikës sociale. Në takim morën pjesë përfaqësues nga ministritë e linjës që mbulojnë këto fusha, ambasadorë, bashkëpunëtorë, partnerë socialë, sektori civil dhe komuniteti i donatorëve.
Më shumë
21.11.2024
Limani: UNFPA është partneri dhe mbështetësi ynë i politikave dhe strategjive për demografinë, rininë dhe dhunën me bazë gjinore
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar sot përfaqësuesen rajonale të UNFPA-së, Xhastin Kulson dhe shefen e Zyrës së UNFPA-së në Maqedoninë e Veriut, Afrodita Shala.
Më shumë
21.11.2024
Takim Limani - Rokas: Mbështetja e BE-së në vend është e një rëndësie thelbësore për zbatimin e politikave nga të cilat përfitojnë të gjithë qytetarët
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar sot ambasadorin e BE-së në Maqedoninë e Veriut, Mihailis Rokas, ku kanë biseduar për projektet që po realizohen në vendin tonë me mbështetjen e BE-së dhe falë të cilave qytetarët tanë kanë përfitime të shumta.
Më shumë
15.11.2024
Limani: Kopshti “Rinia”, Tetovë me 42 vende të reja pune, me objektin e ri “Rilindja” listat e pritjes për regjistrim në çerdhe do t’i mbeten të kaluarës
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituan IPKKF "Rinia" - Tetovë.
Më shumë
14.11.2024
Takim Limani - Oberhuber: Bashkëpunimi dhe mbështetja nga GIZ dhe Ambasada e Gjermanisë në vend vazhdon me ritme të shtuara
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot zhvilloi takim me David Oberhuber, Drejtor i Programit Rajonal në Shoqatën Gjermane pranë Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar - GIZ, Zëvendës ambasadorin e Ambasadës Gjermane në Maqedoninë e Veriut, Jan-Axel Foss dhe një pjesë nga Ekipi i GIZ, ku u diskutua për statusin aktual të disa projekteve kyçe që janë pjesë e bashkëpunimit gjerman për zhvillim.
Më shumë
13.11.2024
U mbajt seanca e dytë e Këshillit për Zbatimin e Projektit të Administrimit të Sigurimit Social – SIAP
Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Gjoko Vellkovski e udhëhoqi seancën e dytë të Këshillit për monitorim të realizimit të Projektit për Administrim të Sigurimeve Sociale - SIAP.
Më shumë
12.11.2024
Limani: Me Marrëveshjet e Bashkëpunimit mundësohet qëndrimi dhe kujdesi falas i rreth 350 fëmijëve romë në kopshte
Në kuadër të projektit “Përfshirja e fëmijëve romë në arsimin parashkollor”, u nënshkruan sot marrëveshjet trepalëshe të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, 21 komunave dhe kopshteve.
Më shumë
11.11.2024
Limani: Përpjekjet për integrim më të madh të romëve në shoqëri le t'i kthejmë në veprim
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë në prezantimin e Raportit për progresin në përfshirjen e romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Më shumë
11.11.2024
Vellkovski: Është detyra jonë t'i mbrojmë më të vegjëlit
Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski mori pjesë në një ngjarje ku u prezantuan rezultatet e ndotjes së ajrit në 5 shkolla dhe 5 kopshte në Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë.
Më shumë
08.11.2024
Limani nga Samiti në Turqi: Sjellja e perspektivës gjinore në krijimin e inteligjencës artificiale është me rëndësi të madhe në ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Politikës, Fatmir Limani, në kuadër të vizitës së tij të punës në Republikën e Turqisë, mori pjesë sot në Samitin e 6-të Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Drejtësinë, i cili këtë vit mban titullin tematik – Gratë në epokën e inteligjencës artificiale (IA): Sfida në rritje dhe mundësi në rritje.
Më shumë
08.11.2024
Takim bilateral Limani- Özdemir Göktaş: Maqedonia e Veriut dhe Turqia janë vende mike, mbështetja dhe shkëmbimi i përvojave kanë rëndësi të madhe
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, gjatë vizitës dyditore në Turqi, në kuadër të Samitit të VI. Ndërkombëtar për Gratë dhe Drejtësinë, ka zhvilluar një takim dypalësh me Ministrin e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Republikës së Turqisë, Mahinur Özdemir Göktaş.
Më shumë
07.11.2024
Ministri Limani në një vizitë dyditore në Turqi për Samitin e gjashtë ndërkombëtar për gratë dhe drejtësinë
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, nga sot ndodhet në një vizitë dyditore në Republikën e Turqisë për të marrë pjesë në Samitin e gjashtë Ndërkombëtar për Gratë dhe Drejtësinë, i cili këtë vit ka temën - Gratë në Epokën e Inteligjencës Artificiale (IA): Sfida në rritje dhe mundësi në rritje.
Më shumë
05.11.2024
Vijojnë pagesat nga e drejta e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin tetor 2024.
Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë mjetet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankës elektronike dhe celulare nga dita e sotme, 5 nëntoror 2024.
Më shumë
04.11.2024
Limani: Po punojmë intensivisht për të reduktuar listat e pritjes për regjistrimin në çerdhe
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë sot në tribunën e pestë në kuadër të platformës "100% të përkushtuar për ty", me fokus në çështjet sociale dhe shëndetësore në shoqërinë tonë.
Duke u përgjigjur në pyetje për listat e gjata të pritjes për regjistrimin në çerdhe, Limani theksoi se në 100 ditët e para, nisën aktivitete ndërtimi për 2 çerdhe, dhe dy të tjera u hapën. Ai përmendi gjithashtu nënshkrimin e marrëveshjeve për grante me komunat, një projekt të qeverisë, ku hyjnë edhe dy çerdhe të tjera.
Më shumë
04.11.2024
Limani: Po rrisim mbështetjen dhe përfshirjen e kategorive të rrezikuara të qytetarëve
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë sot në tribunën e pestë në kuadër të Platformës “100% Dedikuar Ty” me fokus politikat sociale dhe shëndetësore në shoqërinë tonë.
Më shumë
1.11.2024
Takim Limani-Miller: Me mbështetjen e fuqishme të UNICEF-it, Maqedonia e Veriut së shpejti do ta zbatojë Garancinë Europiane për Fëmijët
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka zhvilluar sot takim me përfaqësuesen e UNICEF-it, Leslie Miller dhe bashkëpunëtorët e saj.
Më shumë