18.12.2024

Limani: Organizatat qytetare–ofrues të shërbimeve sociale janë partnerët tanë në sigurimin e mirëqenies së qytetarëve

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar sot përfaqësues të disa organizatave të shoqërisë civile–ofrues të shërbimeve sociale. Në takim u bisedua për angazhimet dhe synimet e përbashkëta në të cilat po punojnë të dyja palët, e që është sigurimi i mirëqenies së qytetarëve, përfituesve të shërbimeve.

Bashkëbiseduesit diskutuan për rezultatet e reformës sociale, me theks në deinstitucionalizimin dhe shërbimet sociale, të cilat përfaqësojnë një shembull të shkëlqyer në rajon se si sistemi i mbrojtjes sociale është në dobi të përdoruesve të shërbimeve.

Nga ana e Ministrisë u theksua se me fillimin e vitit 2025 parashihet rishikimi i Ligjit për mbrojtjen sociale, rregullimi i akteve nënligjore dhe monitorimi dhe vlerësimi i shërbimeve sociale.

Megjithatë, së shpejti do të publikohet një thirrje e re publike për shprehjen e interesit të komunave për ngritjen dhe zgjerimin e shërbimeve sociale dhe rritjen e numrit të përfituesve.

Bashkëbiseduesit ranë dakord për qëllimet e përbashkëta -përforcimin e sistemit të mbrojtjes sociale, dhe kjo bëhet më së miri duke forcuar shërbimet sociale përmes të cilave përdoruesit përgatiten për jetesë me mbështetje dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës, si aktorë aktivë në shoqëri.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.