06.12.2024
Vijojnë pagesat nga e drejta e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin nëntor 2024 ka filluar më 5 dhjetor dhe vazhdon edhe sot, më 6 dhjetor 2024.
Pagesa mbulon të drejtat e mbrojtjes sociale:
- Ndihmë minimale e garantuar;
- Shtesa për strehim;
- Shtesa e përhershme;
- Ndihmë financiare një herë;
- E drejta për sigurim social për të moshuarit - pension social;
- Ndihma monetare për azilkërkuesit - strehim dhe
- Invalid civil
Vijon pagesa edhe për të drejtat e mbrojtjes së fëmijëve:
- Ndihma e garantuar e fëmijëve;
- Shtesa e posaçme,
- Shtesa prindërore për fëmijën e tretë,
- Shtesa prindërore për fëmijën e katërt,
- Ndihma e vetme prindërore,
- Kompensimi monetar për arsimin dhe studimin
- Ndihma e njëhershme financiare për të sapolindurit
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do të informojë publikun në mënyrë plotësuese për datën e pagesës së të drejtave të mbetura nga mbrojtja sociale (rimbursimi për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër; kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar; kompensim për strehim në familje kujdestare), i cili do të realizohet gjatë këtij muaji.
Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga dita e sotme 5 dhjetor 2024.
Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë:
- 05.12.2024– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL0
- 06.12.2024– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH