21.11.2024

Limani: UNFPA është partneri dhe mbështetësi ynë i politikave dhe strategjive për demografinë, rininë dhe dhunën me bazë gjinore

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar sot përfaqësuesen rajonale të UNFPA-së, Xhastin Kulson dhe shefen e Zyrës së UNFPA-së në Maqedoninë e Veriut, Afrodita Shala.

Ministri e mirëpriti përfaqësuesen e re rajonale të UNFPA-së, Xhastin Kulson, me dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer dhe për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta për përmirësimin e situatës në vend, përmes politikave që do të nënkuptojnë përmirësim të sfidave demografike, politikave rinore në nivel kombëtar dhe lokal dhe shtypjes së dhunës me bazë gjinore përmes mekanizmave që do të japin rezultate.

Në takim u konfirmua edhe një herë partneriteti me UNFPA-në dhe mbështetjen e tyre për politikat dhe strategjitë që trajtojnë demografinë, të rinjtë dhe dhunën me bazë gjinore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.