25.11.2024

Një delegacioni i Ministrisë merr pjesë në një trajnim në Vjenë me qëllim të përmirësimit të sistemit për mbrojtjen sociale të personave me aftësi të kufizuara

Një delegacion i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, i kryesuar nga Sekretari Shtetëror i Ministrisë, Fatmir Sabriu, po qëndron në Vjenë të Austrisë nga data 25-28 nëntor për trajnime që synojnë të adresojë çështjet kryesore me të cilat përballen vendet në rajon në përpjekjet e tyre për të reformuar sistemet e tyre të mbrojtjes sociale për personat me aftësi të kufizuara. Trajnimi organizohet nga Banka Botërore dhe UNICEF.

Trajnimi u drejtohet politikëbërësve dhe punonjësve që janë përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikave dhe masave të mbrojtjes sociale për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara. Ai do të jetë një kombinim i parimeve teorike, rasteve studimore dhe prezantimeve interaktive mbi praktikat më të mira dhe novatore nga i gjithë rajoni, duke përfshirë shtetet anëtare të BE-së.

Në trajnimin katërditor marrin pjesë: përfaqësues të qeverisë, autoritetet lokale, ofruesit e shërbimeve dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara.

Sistemet e mbrojtjes sociale duhet të rikonceptohen për t'u mundësuar personave me aftësi të kufizuar të plotësojnë nevojat e tyre përmes pjesëmarrjes socio-ekonomike në ciklin e tyre jetësor.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.