27.11.2024

Takim Limani-Xhanel: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer mes Mbretërisë së Holandës dhe Maqedonisë së Veriut

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar sot ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në vend, Uzlem Xhanell.

Në fillim të takimit, ministri Limani i uroi mirëseardhjen ambasadores Xhanell dhe i uroi suksese gjatë mandatit të saj.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Mbretëria e Holandës kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm shumëvjeçar, i cili, siç shprehën besimin bashkëbiseduesit, do të vazhdojë edhe më tutje.

Të dyja palët biseduan për disa tema kryesore: dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje, politikat demografike dhe rinore, dy sektorë të rinj në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Në temën e dhunës në bazë gjinore, ministri Limani theksoi angazhimet e tij personale dhe angazhimet e ministrisë për avancimin e sistemit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna, një procedurë efikase për mbrojtjen e grave viktima të dhunës dhe dhunës në familje, riintegrimin e tyre në sistem dhe zgjerimi i rrjetit të strehimoreve për viktimat e dhunës.

Sa i përket demografisë, ministri Limani informoi për strategjitë e miratuara për demografinë dhe për të rinjtë, si dhe për planet sipas programit të Qeverisë për përmirësimin e pasqyrës demografike në vend.

Në takim është diskutuar edhe për Propozim ligjin për Barazinë Gjinore, i cili, sikurse zgjidhja e mëparshme ligjore, do t'i nënshtrohet analizës së grupit punues ekspertësh, pas së cilës do t’i nënshtrohet një diskutimi publik me qëllim të përfshirjes së publikut.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin ekzistues dhe për të bërë përpjekje të përbashkëta për përmirësimin e situatës në fushat që mbulon ministria.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.