28.10.2024

Limani: Jemi duke punuar intensivisht në përforcimin e kapaciteteve të edukimit dhe arsimit parashkollor 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë sot në aktivitetin përmbyllës të projektit “Rritja e cilësisë së arsimit dhe kujdesit parashkollor”. Kjo iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian synon ngritjen e cilësisë së arsimit parashkollor dhe shërbimeve të kujdesit.

“Ne besojmë fuqimisht se investimi në mësimin dhe zhvillimin e fëmijëve që në moshë të vogë është çelësi i zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë. Si një proces i hapur, dinamik dhe zhvillimor, rritja, edukimi dhe kujdesi i çdo fëmije në kopshte i nënshtrohet ndryshimeve që sigurojnë modernizim dhe progres në nivel sistemik”, theksoi Limani.

Përveç ministrit Limani, përshëndetje kanë dhënë edhe shefi për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, z. Stefan Hudolin dhe drejtori i projektit, z.Xhuzepe Mosketi.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri Limani tregoi se Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë po punon intensivisht në përforcimin e kapaciteteve të arsimit dhe kujdesit parashkollor, me qëllim ngritjen e cilësisë së shërbimeve në këtë aktivitet.

Ai informoi se në periudhën e kaluar në kopshte janë zbatuar forma të ndryshme të zhvillimit profesional të punëtorëve. Si dhe se modernizimi i zhvillimit profesional dhe vendosja sistematike e tij synon të ofrojë një qasje të unifikuar që do të sjellë efekte pozitive në punën e të gjitha profileve profesionale por edhe të kopshtit si institucion.

“Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ka një kohë të gjatë që po zbaton procesin e licencimit dhe riparimit të licencave të të gjithë profesionistëve.  Ky proces ka një rëndësi të madhe në aktivitet dhe për këtë arsye përvojat tregojnë se ka nevojë për rishikim të modelit ekzistues për zhvillimin dhe përmirësimin e tij”, tha Limani.

Ai theksoi se një pjesë e shërbimeve që ofrojnë kopshtet i referohen edhe bashkëpunimit me prindërit dhe ministria përfshin të gjithë, përfshirë prindërit e fëmijëve në rrezik dhe fëmijët e përjashtuar social. 

Një mbështetje e madhe për këto çështje, tha Limani, janë aktivitetet në kuadër të projektit “Rritja e cilësisë së arsimit dhe kujdesit parashkollor” financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Aksionit 4 “Arsimi, punësimi dhe politika sociale” të Programit të Veprimit IPA 2017.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është ngritja e cilësisë së arsimit parashkollor dhe shërbimeve të kujdesit, të cilat duhet të çojnë në arritje më të mëdha arsimore, zhvillim personal dhe përfshirje sociale të fëmijëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.