21.10.2024
Limani nga Gjeneva: Vetëm barazia gjinore e bën një shoqëri më vitale dhe më të begatë, le të punojmë së bashku për të forcuar pozitën e gruas në botë
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, nga sot ndodhet në një vizitë dyditore në Gjenevë, për të marrë pjesë në Takimin Rajonal për monitorimin e progresit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim për Barazinë Gjinore (Pekin +30).
Në fjalën e tij, ministri Limani foli për zbatimin e Deklaratës së Pekinit për Barazinë Gjinore dhe për angazhimet e vendit për pesë vitet e ardhshme.
Në vijim fjalimi i ministrit Limani:
Të nderuar,
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të avokojë për përforcimin e pozitës së gruas, si bazë e nevojshme për prosperitet dhe qëndrueshmëri, sepse gratë e forta nënkuptonë një shoqëri e fuqishme.
Kjo është arsyeja pse angazhimi ynë për zbatimin e Deklaratës së Pekinit për Barazinë Gjinore do të synojë arritjen e synimeve specifike strategjike të mëposhtme:
• Procesi i miratimit të zgjidhjeve të reja ligjore në përputhje me direktivat e BE-së, dokumentet strategjike, programet dhe masat për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave do të vazhdojë, veçanërisht në fushat e mbrojtjes nga diskriminimi, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, fuqizimit ekonomik dhe buxhetimi i përgjegjshëm gjinor, kujdesi shëndetësor dhe qasja në shëndetin seksual dhe riprodhues, me vëmendje të veçantë për grupet e margjinalizuara dhe të cenuara të grave.
• Procesi gjithëpërfshirës/pjesëmarrës në përgatitjen e politikave do të përmirësohet, me konsultimin e grupeve të synuara/grupeve të interesuara (për shembull, gratë nga zonat rurale, gratë rome, gratë me aftësi të kufizuara dhe grupet e tjera të margjinalizuara)
• Përmirësimi i prodhimit dhe shpërndarjes së statistikave gjinore do të vazhdojë përmes ndërtimit të kapaciteteve të ESHT-së dhe aktorëve të tjerë në sistemin statistikor.
• Do të bëhen përpjekje për të rritur mbështetjen financiare dhe partneritetin me organizatat e shoqërisë civile që punojnë për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave për të mundësuar zbatimin e aktiviteteve në nivel të komuniteteve lokale.
• Do të vazhdojnë përpjekjet për të reduktuar hendekun gjinor në ekonomi dhe për të përmirësuar pozitën e grave në tregun e punës.
• Do të forcohen reformat në procesin arsimor për zbatimin e programeve të ndjeshme gjinore që punojnë për zhdukjen e stereotipeve gjinore, parandalimin e dhunës dhe edukimit seksual në drejtim të avancimit të shëndetit riprodhues.
• Do të punohet në vazhdimësi në fushata edukative dhe informuese për rritjen e ndërgjegjësimit për trajtimin e stereotipeve gjinore dhe praktikave diskriminuese.
• Së fundi, dinamika demografike në vend dhe rajon njihet fuqishëm nga Qeveria dhe është pjesë e dokumenteve kyçe strategjike. Duke pasur parasysh se gjysma e popullsisë në vendin tonë dhe në botë janë gra, fuqizimi dhe pjesëmarrja e tyre në zhvillimin e shtetit është një nga zgjidhjet kryesore për ndërtimin e një shoqërie rezistente demografike.
Vetëm barazia gjinore e bën një shoqëri më vitale dhe më të begatë dhe ne duhet të punojmë së bashku për të përforcuar pozitën e grave kudo në botë.
Gruaja në qendër të vëmendjes sonë për të siguruar një të ardhme më të ndritshme për brezat e ardhshëm.