12.10.2024

Ministri Limani merr pjesë në Forumin rinor të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka udhëtuar sot drejt Berlinit të Republikës Federale të Gjermanisë për Forumin Rinor të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të aktiviteteve të organizuara në kuadër të Procesit të Berlinit më 13 dhe 14 tetor.

Limani do të drejtohet në konferencën me titull:"Dekada e ndikimit: Të rinjtë forcojnë rajonin në kuadër të projektit evropian", së bashku me Ministrat e Qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me Francën dhe Gjermaninë dhe përfaqësues të Zyrave Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO.

Ky vit shënon një përvjetor të rëndësishëm në historinë e rajonit tonë–10 vjet nga fillimi i Procesit të Berlinit, i cili nuk paraqet vetëm një iniciativë, por një vizion për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, përmes promovimit të stabilitetit rajonal, zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe mbështetje në integrimet evropiane.

Themelimi i RYKO-s paraqet një platformë veçanërisht të rëndësishme për të rinjtë në rajonin tonë, sepse luan një rol kyç në lidhjen e të rinjve në rajon. Dhe përfaqëson një nga arritjet më të mëdha që rezulton nga Procesi i Berlinit. 

Në axhendën e ministrit Limani, përveç pjesëmarrjes në panelin me titull: “Projekti evropian në prizmin e të rinjve”, janë edhe disa takime dypalëshe. Pjesë e delegacionit të kryesuar nga Ministri Limani janë Sekretari shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu dhe Shefja e Kabinetit, Flutra Kalisi.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.