18.10.2024

Ministri Limani në takim me Zëvendës Drejtoreshën Ekzekutive të UN Women, Gumbonzvanda

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me përfaqësues të Ministrisë nga Sektori për Mundësi të Barabarta, zhvilloi një takim me Zëvendës Drejtoreshën Ekzekutive të UN Women, Njaradzai Gumbonzvanda, Drejtoreshën Rajonale për Evropë dhe Azi tëUN Women, Belen Sanz dhe drejtoreshën rajonale e zyrës së UN Women në Maqedoninë e Veriut, Vesna Ivanoviq Kastared.

Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan për temat kyçe për të cilat përfaqëson Agjencia e OKB-së-UN Women, të cilat janë në përgjegjësi të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë -Barazia Gjinore, mbrojtja dhe parandalimi nga diskriminimi i dhunës në të gjitha format e saj, duke përfshirë edhe dhunën në familje.

Ministri Limani theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë përparim të dukshëm në këto çështje dhe konfirmim për këtë është ratifikimi i të gjitha dokumenteve të rëndësishme ndërkombëtare për të drejtat e grave dhe si të tilla ato janë transpozuar në legjislacionin nacional dhe pasqyrohen në politikat shtetërore.

Ministri vuri në dukje se angazhimet dhe zbatimi i tyre do të vazhdojnë, përmes miratimit të dokumenteve strategjike, programeve dhe masave për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave, veçanërisht në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi, dhuna ndaj grave në bazë gjinore, fuqizimi ekonomik dhe buxhetimi i përgjegjshëm gjinor, kujdesi shëndetësor dhe aksesi në shëndetin seksual dhe riprodhues, me vëmendje të veçantë për grupet e margjinalizuara dhe të cenueshme të grave.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer dhe për të intensifikuar punën e mëtutjeshme në çështjet që janë me rëndësi kyçe për cilësinë e jetës së vajzave dhe grave në shoqëri si kategori e cenueshme.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.