07.10.2024

Sabriu: Integrimi i kategorive të rrezikuara të qytetarëve në sistem, përpos për ta, sjell përfitime për të gjithë shoqërinë 

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu, së bashku me Ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Durmishi, shefin e Delegacionit të BE-së në vend, Albu, Drejtorin e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Beluli, mori pjesë në konferencën përfundimtare kushtuar prezantimit të rezultateve të arritura nga masat e zbatuara dhe shërbimet e punësimit të mbështetura nga projekti "Aktivizimi i grupeve të rrezikuara në tregun e punës", granti i katërt direkt i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, financuar nga Instrumenti për ndihmë para anëtarësimit. Bashkimi Europian e ka mbështetur financiarisht këtë Projekt si pjesë e Programit të Veprimit 2017 - Mbështetja e BE-së për arsimin, punësimin dhe politikën sociale. 

Në fjalën e tij, Sekretari shtetëror, Sabriu iu referua sfidave me të cilat përballen kategoritë e cenueshme të qytetarëve, si: barrierat në arsim, punësim, shëndetësi dhe integrim social, që rezultojnë me mundësi të kufizuara dhe sfida në jetën e tyre të përditshme. 

“Do t'u referohem disa karakteristikave që janë tipike për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve: përjashtimi social, margjinalizimi, varfëria, pabarazia, diskriminimi, ekonomia gri, analfabetizmi. Disa nga personat me këto karakteristika i përkasin kategorisë së të pambrojturve që nga lindja e disa prej tyre më vonë, si pasojë e kushteve të jetës në këto kohë turbulente që jetojmë”, nënvizoi Sabriu. 

Ai e theksoi përgjegjësinë e përfaqësuesve të pushtetit dhe organizatave të shoqërisë civile për gjetjen e zgjidhjeve për integrimin e këtyre personave në sistem, nga integrimi i të cilëve do të përfitojnë jo vetëm ata, por edhe e gjithë shoqëria. 

Sabriu theksoi se masat afatshkurtra në kohë krize nuk janë të mjaftueshme dhe se duhet të punohet për masa afatgjata, siç është sigurimi i një pune të denjë që është një rrugëdalje nga varfëria. 

“Në fakt, qëllimi i reformës sociale në vend është që të mbështesë të pambrojturit në momente të ndjeshme duke hyrë në sistemin e mbrojtjes sociale, por edhe duke dalë prej tij, respektivisht duke mbështetur integrimin e tyre në tregun e punës. “Shqetësuese janë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës, sipas të cilave vetëm 52,3% e popullatës punëtore është aktive, që nënkupton një potencial të madh të pashfrytëzuar në kushtet kur biznesi po përballet me mungesë të fuqisë punëtore”, tha Sabriu. 

Ai iu referua edhe të dhënave për të rinjtë, të cilat janë gjithashtu shqetësuese. 

“Në vitin 2023, nga 103 mijë të papunë, 35 mijë janë të rinj të moshës 20-29 vjeç. Për më tepër, shumë prej tyre nuk janë as në proces arsimimi apo trajnimi. Për këtë arsye janë jashtëzakonisht të rëndësishme aktivitetet për mbështetjen dhe aktivizimin e të rinjve për përfshirjen e tyre në tregun e punës”, tha Sabriu. 

Në fund, ai apeloi për veprime edhe më të forta nga të gjithë subjektet e përfshira në procese. Sepse, siç tha Sabriu, të jesh në një pozicion të rrezikuar do të thotë të jesh në një situatë ku je i ekspozuar ndaj rreziqeve apo vështirësive, qofshin këto sfida ekonomike, sociale, shëndetësore apo të tjera.  

“Dora e zgjatur është gjysma e punës së bërë”, tha Sabriu në fund të fjalës së tij.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.