22.10.2024
Takim Limani dhe Bauer në Gjenevë: Së bashku me UNFPA-në po hartojmë sfidat dhe po krijojmë zgjidhje që vërtet do t'i ndihmojnë qytetarët
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka zhvilluar sot një takim veçanërisht të rëndësishëm me Drejtoreshën Rajonale për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore të UNFPA-së, Florens Bauer, në Gjenevë.
Bashkëbiseduesit diskutuan për tri tema kryesore: dhunën me bazë gjinore, demografinë dhe rininë.
Gjithashtu u fol për rezultatet e politikave dhe masave të mëparshme që janë marrë në këto fusha, por edhe për mundësitë për avancimin e të njëjtave.
Të dyja palët ranë dakord që analizat në terren pasqyrojnë më së miri rezultatet e politikave të miratuara dhe nëse ato vërtet arrijnë te qytetarët.
Në këtë drejtim, ata arritën në përfundimin se në periudhën në vijim do të forcohen aktivitetet e përbashkëta për të hartuar saktë sfidat me të cilat përballemi dhe për të sjellë zgjidhje që realisht do të ndihmojnë të prekurit, veçanërisht viktimat e dhunës me bazë gjinore. Si veçanërisht e rëndësishme u theksua mundësimi i mbulimit më të madh të shërbimeve në nivel kombëtar.
Takimi zhvillohet në margjinat e Takimit Rajonal për monitorimin e Progresit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim për Barazinë Gjinore (Pekin +30).