02.10.2024

Takim Limani-Meidani: Shqipëria dhe Maqedonia janë vende miqësore, mbështetja e ndërsjellë do të vazhdojë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

Në takim u diskutua për rrugën e integrimit evropian të vendit dhe rëndësinë e madhe të këtij procesi të veçantë dhe kyç për qytetarët dhe për vendin tonë në përgjithësi. Njëkohësisht u theksuan edhe pasojat që mund të sjellë vonesa e vendit tonë në rrugën drejt BE-së.

Bashkëbiseduesit folën edhe për fushat që mbulon Ministria si mbrojtja sociale, demografia dhe rinia. Në të njëjtën kohë u theksuan përpjekjet për avancimin e situatës në këto fusha.

Ministri Limani theksoi se fokusi i Ministrisë në periudhën në vijim është përmirësimi i situatës demografike në vend përmes politikave dhe masave që do ta mundësojnë këtë, si dhe përfshirja e të rinjve në krijimin e politikave që synojnë drejt ofrimit të kushteve dhe mundësive për të rinjtë për të përparuar në vendin e tyre, me synimin për t'i mbajtur ata në shtëpi.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për takimin dhe gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, në drejtim të realizimit të synimeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dy vendeve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.