18.10.2024
Takimi i ministrit Limani me përfaqësuesin e UNHCR-së, Gualano de Godoj
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, u takua me përfaqësuesin e UNHCR-Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, z. Gabriel Gualano de Godoj. Takimi është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta për të mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e refugjatëve, emigrantëve dhe azilkërkuesve.
Bashkëbiseduesit diskutuan për forcimin dhe përmirësimin e shërbimeve për refugjatët, azilkërkuesit dhe emigrantët, adresimin e sfidave me të cilat përballen dhe mbështetjen e nevojshme për të nisur një jetë të re.
Ministri Limani theksoi përkushtimin për të vazhduar mbështetjen për refugjatët dhe azilkërkuesit që hyjnë në territorin tonë, duke garantuar mbrojtje, siguri dhe mbështetje për realizimin e të drejtave të atyre që kanë më shumë nevojë në çdo hap të rrugëtimit të tyre.