17.10.2024
Takimi Limani-Gjeka: Mali i Zi dhe Maqedonia janë vende mike, po përforcojmë bashkëpunimin në fushat që na lidhin
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar sot ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe të Minoriteteteve të Malit të Zi, Fatmir Gjeka.
Në takim, të dy palët shkëmbyen përvoja në fushat që mbulojnë dy ministritë, si mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, lufta kundër diskriminimit, barazia gjinore, mbrojtja dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, përfshirja sociale e romëve dhe integrimin evropian të vendeve.
Bashkëbiseduesit ranë dakord që dera e Evropës duhet të hapet për vendet e Ballkanit Perëndimor, me shanse të barabarta për të gjithë, pa kushte.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e ndërsjellë në krijimin e politikave dhe shkëmbimin e përvojave pozitive nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e të dy vendeve, me theks në kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.
Nga ana e Ministrit të të Drejtave të Njeriut dhe të Minoriteteve të Malit të Zi, Fatmir Gjeka, është dërguar ftesa për një vizitë pune në Mal të Zi, me qëllim përforcimin e punës ndërsektoriale ndërmjet dy ministrive.