14.10.2024
Takimi Limani – Muzhaqi në margjinat e Forumit Rinor në kuadër të Procesit të Berlinit
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, në margjinat e Forumit Rinor në kuadër të Procesit të Berlinit, ka zhvilluar një takim me Ministren e Shtetërore për Rininë dhe Fëmijët e Shqipërisë, Bora Muzhaqi.
Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e politikave për fëmijët dhe të rinjtë, si dhe shkëmbimin e përvojave të të rinjve.
Dy ministrat ranë dakord se vetëm të rinjtë mund t'i udhëheqin vendet drejt rrugës së eurointegrimit.
„Ne, vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, kemi shumë më tepër gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë. Prandaj është e një rëndësie të veçantë lidhja e të rinjve në rajon përmes iniciativave, ngjarjeve dhe proceseve të ndryshme të përbashkëta”, tha Limani.
Bashkëbiseduesit iu referuan edhe rëndësisë dhe rolit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO, e cila prej 8 vitesh punon për të lidhur të rinjtë nga rajoni.
Një nga konkluzionet e takimit ishte se si vende nga Ballkani Perëndimor, ne duhet të bëjmë më shumë përpjekje për të ecur më shpejt dhe për t'u bërë konkurrues me vendet e tjera të BE-së.