04.10.2024
Velkovski në vizitë pune në Komunën e Krushevës
Zëvendësministri i Politikë Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, ishte në një vizitë pune në komunën e Krushevës, në të cilën pati një takim me kryetarin e komunës Tome Hristovski, me ç'rast u diskutua në detaje për sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet komuna, sidomos në fushën e arsimit parashkollor, shërbimeve sociale dhe tendencës shqetësuese të emigrimit të të rinjve.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se emigracioni është një nga problemet më të mëdha që prek të gjithë rajonin dhe është e nevojshme të merren masa urgjente për të mbajtur brezat e rinj dhe për të krijuar kushte për zhvillimin dhe suksesin e tyre në komunitetin e tyre.
Zëvendësministri Velkovski vizitoi edhe qendrën ditore për fëmijë dhe të rinj me nevoja të veçanta, ku u dhuruan çanta nga Universiteti “Shkup”.“
Ky donacion është një hap i rëndësishëm për përkrahjen e grupeve të cenuara në komunë dhe tregon përkushtimin e komunitetit akademik ndaj përgjegjësisë sociale”, tha zëvendësministri dhe falënderoi rektorin e Universitetit të Shkupit, Prof. Dr. Ace Milenkoski dhe vetë Universitetin për mbështetjen dhe solidaritetin e tyre të madh.
Zëvendësministri Velovski vizitën e tij të punës në Krushevë e vazhdoi me një vizitë në kopshtin e fëmijëve “Gonça Tufa”. Ai u njoh me situatën në institucion, kushtet në të cilat kujdesen fëmijët, si dhe sfidat me të cilat përballet kopshti.
“Edukimi i më të vegjëlve është themeli i zhvillimit të çdo shoqërie dhe për këtë arsye është e nevojshme të sigurohen kushte cilësore dhe të sigurta për fëmijët që nga mosha më e hershme”, theksoi Vellkovski.
Vizitën e punës në Komunën e Krushevës, Vellkovski e përmbyll me një vizitë në Qendrën për Punë Sociale Krushevë. Në këtë takim pune u diskutua për gjendjen aktuale dhe mundësitë për përmirësimin e shërbimeve që ofron qendra.
Punonjësit socialë janë shtylla kurrizore e mbrojtjes së kategorive më të cenueshme të qytetarëve dhe roli i tyre është vendimtar në ofrimin e mbështetjes për familjet dhe individët që kanë nevojë më së shumti ndihmë”, theksoi Velkovski. Ky aktivitet është pjesë e punës së vazhdueshme në terren, me qëllim që të dëgjohen nga afër problemet dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët, si dhe të arrihet në zgjidhje të pranueshme reciprokisht.