10.10.2024

Vellkovski me rastin e 59 vjetorit nga themelimi i IP Shtëpia e Fëmijëve "11 Tetori"-Shkup:Deinstitucionalizimi është i suksesshëm nëse kujdesi për fëmijët vazhdon me ofrimin e shërbimeve të ndryshme sociale 

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, mori pjesë në shënimin e 59-vjetorit të themelimit të IP Shtëpia e Fëmijëve "11 Tetori"-Shkup. 

Duke uruar përvjetorin, Vellkovski kujtoi misionin e Shtëpisë së Fëmijëve ndër vite. 

Zëvendësministri Vellkovski, duke iu referuar procesit të deinstitucionalizimit, tha: “Duhet të kuptojmë se deinstitucionalizimi nuk nënkupton vetëm lëvizjen e përfituesve nga një vend në tjetrin, por nënkupton ofrimin e shërbimeve të ndryshme sociale në mjedisin ku ata jetojnë dhe rriten dhe, së fundi, kthimi i fëmijëve në familjet e tyre biologjike. Pikërisht atëherë do të themi se procesi i deinstitucionalizimit është një proces i suksesshëm në kuptimin thelbësor të fjalës”. 

Në të njëjtën kohë ai shtoi: “Në këtë moment dua të theksoj se për t'u siguruar atyre fëmijëve mbështetjen e një mjedisi familjar, përveç shtëpive të vogla grupore, duhet të ndërtojmë një rrjet të madh familjesh kujdestare. Dua t'u bëj thirrje profesionistëve që të shfrytëzojnë çdo moment dhe të motivojnë qytetarët që do të hyjnë në sistemin e përkujdesjes sepse është profesioni më fisnik në të gjithë botën”. 

Në fund të fjalës së tij, zëvendësministri Vellkovski apeloi që të gjithë ne të punojmë së bashku për interesin më të mirë të këtyre fëmijëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.