29.10.2024
Vellkovski: Sporti është një mjet i fuqishëm për fuqizimin e të rinjve, zhvillimin e aftësive themelore të jetës dhe inkurajimin e bashkëpunimit rajonal
Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, mori pjesë në manifestimin me titull “Bashkëpunimi rajonal dhe fuqizimi i rinisë përmes sportit” organizuar nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor - RYCO, Ambasada e Gjermanisë dhe Shoqata Gjermane për Bashkëpunim – Ndërkombëtar - GIZ (GIZ).
Velkovski e hapi manifestimin me fjalimin e tij para të pranishmëve, në të cilin theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal të vendeve si kyç në fuqizimin e të rinjve në të gjitha segmentet e shoqërisë, me theks të veçantë në temën e sotme - sportin.
“Bashkëpunimi rajonal luan një rol kyç në fuqizimin e të rinjve. Duke ndarë burimet, njohuritë dhe përvojat, rajoni mund të krijojë një sistem më të fortë për të mbështetur iniciativat rinore. Këtu përfshihen programe të përbashkëta, projekte dhe shkëmbim idesh, që e forcon më tej kohezionin social dhe krijon një platformë për zhvillim gjithëpërfshirës”, theksoi Vellkovski.
Në kuadër të temës së sotme, Vellkovski e përmendi sportin si mjet të fuqishëm për fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e shkathtësive elementare jetësore dhe njëkohësisht për nxitjen e bashkëpunimit rajonal. “Mësimi i teknikave dhe rregullave sportive ndihmon në zhvillimin e disiplinës, punës në grup, komunikimit dhe lidershipit”. Këto aftësi janë të transferueshme dhe të dobishme në shumë aspekte të jetës. Sporti krijon mundësi që të rinjtë të takohen, të bëjnë miq dhe të punojnë së bashku. Kjo ndihmon në ndërtimin e komuniteteve kohezive dhe nxit mirëkuptimin midis kulturave të ndryshme. Organizimi i ngjarjeve dhe turneve sportive ndërmjet vendeve të rajonit inkurajon bashkëpunimin dhe miqësinë. Këto ngjarje mund të shërbejnë si platformë për dialog dhe mirëkuptim, duke promovuar paqen dhe stabilitetin”, theksoi Velkovski.
Ai iu referua gjithashtu rëndësisë së përfshirjes në shoqëri. Ai theksoi se një shoqëri është e suksesshme përderisa në të vendoset gjithëpërfshirja.
Sipas Vellkovskit, fuqizimi i të rinjve të margjinalizuar është veçanërisht i rëndësishëm si një aspekt kyç për krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse. Në të njëjtën kohë, ai theksoi domosdoshmërinë e ofrimit të qasjes në arsim dhe trajnim cilësor, zhvillim të aftësive, arsimim praktik dhe mentorim.
Velkovski gjithashtu theksoi se bashkëpunimi në mes të qeverive, Qendrës Rajonale Rinore (RYCO) dhe palëve të tjera të interesit është thelbësor për fuqizimin e suksesshëm të të rinjve dhe promovimin e kohezionit dhe bashkëpunimit rajonal.
“Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe organizatave të ndryshme mundëson zhvillimin e strategjive dhe politikave të unifikuara që janë të fokusuara në nevojat e të rinjve. Kjo krijon një qasje të integruar për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë në rajon”, tha Vellkovski.
Në fund zëvendësministri tha: “Vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë e rajonit.